Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
87 %
2.1kmh
100 %
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
11 °
Hën
10 °
Mar
8 °
E premte, 27 Janar, 2023

Luftë në tjetër front, Petro Koçi “flakë për flakë” me Artan Lamen: Kadastra na krijoi kosto në zgjedhje, dikush duhet çuar në SPAK

spot_img

Lajme të ngjashëm

Petro Koçi, deputet i zgjedhur në 25 prill, ndezi opinionin publik pak ditë më parë kur bëri një status të papritur, për tenderat që sipas tij në Fier i fitojnë kriminelët, tendera publikë nëpërmjet shantazhit apo miqësisë me drejtuesit e institucioneve shtetërore.

Ndër emrat që u aludua ishte ai i kryebashkiakut Armando Subashi, pasi socialistët drejtojnë këtë bashki dhe institucionet shtetërore prej vitesh. Së fundmi, duket se kryetari i PS në Fier, Petro Koçi ka hapur një front të ri të “luftës politike”.

Ai i është përgjigjur “flakë për flakë” kreut të Kadastrës Shqiptare Artan Lame, i cili dje deklaroi nga Fieri se politika duhet qëndrojë larg institucioneve si Kadastra. Mirëpo, kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer Petro Koçit, që shkruan se politika jo vetëm që nuk ka pse rri larg por Kadastra ka krijuar kosto politike për PS në Fier, në zgjedhjet e 25 prillit.

“Larg institucioneve duhet te qendrojne korrupsioni, shperdorimi i detyres, tallja me njerezit, kapadailleku dhe niveli i ulet i sherbimit. Keto skane nevoje automatikisht  per SPAK. Ka nevoje ne rradhe te pare per nderhyrje dhe masa administrative. Por ka raste qe dikush duhet cuar edhe ne SPAK”, shkruan Petro Koçi ndër të tjera.

Mesazhi i Petro Koçit:

Me lutjen per mediat qe te mos perkthejne:

Politika, ne emer te qytetareve e ka per detyre te reflektoje e te kerkoje performance sipas ligjit ne cdo institucion.

Kadastra, si e kam thene edhe ne analizen paraprake te zgjedhjeve eshte nje sektor qe krijoi kosto politike dhe elektorale ne Fier.

Pra politika nuk ka pse i rri larg institucioneve.

 Larg institucioneve duhet te qendrojne korrupsioni, shperdorimi i detyres, tallja me njerezit, kapadailleku dhe niveli i ulet i sherbimit.

Keto skane nevoje automatikisht  per SPAK. Ka nevoje ne rradhe te pare per nderhyrje dhe masa administrative.

 Por ka raste qe dikush duhet cuar edhe ne SPAK.

Më shumë


spot_img








spot_img