Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
2.6kmh
0 %
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
38 °
E hënë, 21 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Luftë në rrjetet sociale, si po shpërndahet dezinformimi për konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në një video prej 28 sekondash, që u postua në Twitter javën e kaluar nga një zëdhënës i kryeministrit Benjamin Netanjahu të Izraelit, thuhej se militantët palestinezë në Rripin e Gazës po hidhnin raketa kundër Izraelit në zona me popullsi civile.

Të paktën, kjo u pretendua nga zëdhënësi i Netanjahut, Ofir Gendelman. Por ky tweet me këto pamje, që u shpërndanë në rrjetet sociale me qindra e mijëra herë, si një konflikt mes palestinezëve dhe izraelitëve, nuk ishte nga Gaza. Madje, nuk ka qenë fare javën e kaluar.

Në të vërtetë, në videon e shpërndarë që mund të gjendet në shumë kanale youtube dhe në shumë site që shpërndajnë video, është që nga viti 2018. Dhe sipas atyre që duken në versionin e vjetër të videos, duken militant që lëshojnë raketa, jo nga Gaza, por nga Siria apo Libia.

Video është vetëm një copëz dezinformimi që ka qarkulluar në rrjetet sociale, twitter, tiktok, facebook, whatsapp dhe media të tjera sociale këtë javë, rreth rritjes së dhunës ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve, ndërkoh që forcat militare tokësore izraelite sulmuan Gazën të premten. Informacioni fals ka përfshirë foto, video dhe klipe të ndryshme nxjerrë nga zyrtarët qeveritare në rajon, që postohen duke thënë se ushtarët izraelitë pushtuan Gazën, apo që trupat palestineze sulmojnë rrethinat izraelite në kohën që ata janë në gjumë.

Gënjeshtrat aplifikohen ndërkohë që ndahen me qindra herë në rrjetet sociale dhe në grupe të ndryshme, sipas analizave të Nju Jork Times. Efekti i dezinformimit është potencialisht vdekjeprurës, thonë ekspertët e dezinformimit, duke rritur tensionet mes izraelitëve dhe palestinezëve ndërkohë që dyshimet dhe mosbesimi janë të larta dhe pa këto.

Twitter dhe Facebook që kanë në pronësi dhe instagramin dhe ëhatsapp nuk u përgjigjën pyetjeve të Nju Jork Times për komente. Christina LoNigro një zëdhënëse në Whatsapp tha se kompania ka vendosur limite në shpërndarjen e mesazheve, një mënyrë për të shmangur dezinformimin.

Tiktok tha në një deklaratë: Skuadra jonë po punon intesivisht të fshijë dezinfomimin, sulmet që nxitin dhunën dhe kontente të tjera që dhunojnë rregullat dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë.

The Times gjeti shumë postime me dezinformacione që shpërndaheshin përgjatë kufijve të Izraelit dhe Palestinës dhe në grupet e aktivistëve nëpërmjet whatsapp.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img