Hapësire reklamuese

Rajoni

“Luftë” në mes të rrugës, 22-vjeçari i lëshon qenin pitbull policisë

Shkruar nga Newsbomb
“Luftë” në mes të rrugës, 22-vjeçari i

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e karabinierëve pasi tentoi t’i vidhte dy shtetasve gjermane bizhuteritë që kishin.

Ngjarja ka ndodhur në Milano të Italisë, në vendin e njohur si kolonat e San Lorenzos ku 22 vjeçari së bashku me një shtetas tjetër po përpiqeshin t’i vidhnin dy gjermanëve bizhuteritë e tyre përmes qenit të tyre pitbull.

Pas denoncimit së të rinjve policia menjëherë shkoi në vendin e ngjarjes por u përballën edhe vetë me të njëjtin skenar, dy grabitësit i lëshuan qenin dhe sado që përdorën spraj lotsjellës ndaj qenit ai nuk pati efekt.

Për këtë arsye, njeri prej efektivëve i cili në këtë pikë ishte kafshuar edhe disa herë prej qenit në krah e në këmbë, qëlloi mbi të duke e plagosur.

Në fund, karabinierët arritën ta ndalojnë njërin prej hajdutëve, një maroken 22-vjeçar me precedent penal.

Gjatë kontrollit atij gjithashtu i’u gjetën edhe disa gram hashash, ndërkohë që autoritetet po bëjnë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll