Hapësire reklamuese

Rajoni

“Luftë” në mes të detit, ndalohet me helikopter dhe snajper gomonia me drogë nga Shqipëria

Shkruar nga Newsbomb

Policia greke dhe seksioni i ruajtjes së kufirit kanë përmbyllur mbrëmjen e sotme një mega-operacion antidrogë.

Mësohet se është ndaluar një gomone që po transportonte drogë nga Shqipëria.

Në bordin e gomones kanë qenë 1 shtetas shqiptar, 1 grek dhe 1 turk, teksa nuk bëhet e ditur sasia e lëndës narkotike të kapur.

Mediat greke bëjnë me dije se ka patur një shkëmbim zjarri mes trafikantëve dhe policisë, e cila ka arritur ti neutralizojë vetëm me anë të snajperëve dhe helikopterit duke qëlluar nga ajri.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të ishullit Tzia, njofton zougla.gr. Bëhet me dije se fillimisht trafikantet dhe gomonia janë pikasur në afërsi të ishullit të Korfuzit, nga ku më pas janë ndjekur deri pranë ishullit Tzia. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese