Policia greke është përfshirë në shkëmbim zjarri me disa narkotrafikantë të dyshuar shqiptarë në territorin grek, pranë Igumenicës.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme kur trafikanti shqiptar ka tentuar të ngarkojë në makinën e tij rreth 100 kilogram kanabis sativa. Droga ishte kaluar më parë nga kufiri i gjelbër dhe ishte fshehur pranë pyjeve.
Në këtë moment ka ndërhyrë policia e Igumenicës për të kryer arrestimin në flagrancë por është përballur me rezistencën e trafikantit shqiptar i cili ka hapur zjarr në drejtim të tyre dhe më pas është larguar në drejtim të kufirit shqiptar.
Sondazh
Poll