Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
88 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Luftë” në Elbasan, Policia konfirmon emrat e 3 viktimave, 6 të plagosurit mbërrijnë në Tiranë (Fotot)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

80e979d06c2c70af822f8a428404813f

Drejtori i Spitalit të Traumës ka thënë për mediat se 3 persona ndodhen në gjëndje kritike për jetën, ndërsa gjendja e 3 të tjerëve paraqitet më e stabilizuar.

Ai theksoi se personat kanë plagë në të gjithë trupin, ndërsa dy prej tyre pritet t’i nënshtrohen operacioneve.


Kanë mbërritur në Spitalin e Traumës në Tiranë 6 të plagosurit e masakrës së Elbasanit. Personat kanë marrë fillimisht ndihmën e parë në spitalin e Elbasanit për t’u transportuar më pas me helikopter drejt kryeqytetit.

Më herët në spital ka qenë i pranishëm ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili ka konfirmuar se stafi është në gatishmëri për të pëballuar këtë situatë.

plago.png

*Spitali i Traumës


Policia ka konfirmuar emrat e viktimave dhe të plagosurve të kësaj masakre.

Kanë ndërruar jetë:

-Ardit Sinakolli

-Agron Çapja

-Eneo Bedalli

Të plagosur: 

Arnold Çapja, Florenc Çapja, Fejzulla Çapja, Ferit Muça, Luan Muça, Ardian Zharri dhe Bujar Reshka.

18483_874498635941972_7360677263492319241_n.jpg

 *I plagosuri Arnold Çapja dhe viktima Agron Çapja


Bershëri plumbash kallashnikovi janë derdhur këtë mbrëmje drejt një lokali pranë stadiumit në qytetin e Elbasanit. Objektiv kanë qenë persona brenda ambientit dhe nga të shtënat raportohet për 3 të vdekur dhe 6 të plagosur.

Mësohet gjithashtu se 2  të plagosur ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë nisur me shpejtësi drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Dy viktima i përkasin familjes Çapja.

Shkak është bërë një konflikt i vjetër mes familjeve Mema dhe Çapja.

4 autorët që kanë qëlluar në drejtim të lokalit  kanë qenë të veshur me uniforma të ngjashme me të policisë.  Forca të shumta police ndodhen në vendngjarje, ndërsa është rrethuar lagja “Krastë” dhe zona pranë stadiumit ‘Elbasan Arena’ si dhe janë ngritur postblloqe në rrugët hyrëse dhe dalëse të tij.

Drejt Elbasanit janë nisur 100 pjesëtarë të Forcave Speciale të Tiranës.

2.png

1.png

*Foto nga vendi ku ka ndodhur ngjarja

aaaaaaa.png

*Helikopteri ulet në “Elbasan Arena” për të marrë të plagosurit

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img