Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

"Luftë" mes kompanive të vaksinave, Moderna akuzon Pfizer se ka shkelur patentat e saj të 2010 për Covid

Shkruar nga Newsbomb
"Luftë" mes kompanive të vaksinave, Moderna akuzon Pfizer se

Kompania e vaksinave Moderna, ka paditur këtë të premten kompaninë tjetër amerikane Pfizer/ BioNTech, se ka shkelur patentat e saj të mëparshme, gjatë provave për zhvillimin e vaksinës kundër virusit Covid-19.

Përmes një njoftimi për shtyp, Moderna akuzon Pfizer/ BioNTech për "shkeljen e patentave në qendër të platformës së teknologjisë (të saj) mRNA".

"Moderna beson se vaksina COVID-19 e Pfizer dhe BioNTech, Comirnaty, shkel patentat e Moderna të paraqitura midis 2010 dhe 2016 që mbulojnë teknologjinë themelore të mRNA të Moderna. Kjo teknologji novatore ishte kritike për zhvillimin e vaksinës së vetë Moderna-s, mRNA COVID-19, Spikevax. Pfizer dhe BioNTech kopjuan këtë teknologji, pa lejen e Moderna, për të bërë Comirnaty”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Një vaksinë mRNA përdor një kopje të një molekule të quajtur ARN mesazher (mRNA) për të prodhuar një përgjigje imune. Vaksina jep molekula të mRNA që kodon antigjenin në qelizat imune , të cilat përdorin mRNA-në e projektuar si një plan për të ndërtuar proteina të huaja që normalisht do të prodhoheshin nga një patogjen (siç është një virus) ose nga një qelizë kanceroze.

Këto molekula proteinike stimulojnë një përgjigje imune adaptive që e mëson trupin të identifikojë dhe shkatërrojë patogjenin përkatës ose qelizat kancerogjene. Pikërisht, për përdorimin e kësaj teknologjie që Moderna thotë se e ka paraqitur mes viteve 2010-2016, ka paditur Pfizer.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll