Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘LUFTË’ me kallashnikov: Grabitësit e armatosur rëndë i hodhën GRANATË policisë. Si ndodhi përplasja (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

Shkëmbimi i zjarrit mes 4 grabitësve të 7 milion eurove në Rinas mund të krahasohet me një skenë lufte.

Autorët kanë qenë të veshur me uniforma ushtarake dhe të armatosur me kallashnikov, granata dore dhe tymuese.

Pasi çanë rrethimin e aeroportit, ata rrëmbyen rreth 7 milion euro nga aeroplani në pistë, por teksa tentuan të largoheshin në ndjekie të tyre u vunë forcat e FNSH-së dhe rojet e aeroportit.

Rreth 1 kilometër larg vendit të ngjarjes, autorët hapën zjarr ndaj policisë, ndërsa raportohet se ata hodhën edhe një granatë në drejtim të uniformave blu.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit një plumb e ka zënë në kokë një prej autorëve duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Trupi i pajetë ka mbetur për disa kohë në vendin ne ngjarjes me armë në dorë, ndërsa tre personat e tjerë janë larguar në drejtim të Fushë-Krujës.

Më pas trupi është transportuar drejt morgut të Tiranës ku pritet t’i nënshtrohet ekspertizës si dhe të identifikohet. Paraprakisht dyshohet se autorët janë të moshës së re, nga 20 në 30 vjeç.

Ata kanë lënë mjaftueshëm prova në vendin e ngjarjes si dhe brenda furgonit të përdorur për grabitje, çka mund të çojë në identifikimin e shpejtë nga forcat policore.

Vendi ku ndodhi shkëmbimi i zjarrit
{mp4}159780{/mp4}

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.