Hapësire reklamuese

Bota

Luftë me Iranin? Trump: Shpresoj që SHBA mos të përfshihet

Shkruar nga Newsbomb

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se shpreson që SHBA-ja të mos përfshihet në luftë me Iranin. Presidenti Trump i bëri këto komente para takimit me presidentin e Zvicrës, Ueli Maurer.

 

Zvicra, një vend neutral, ka qenë historikisht një ndërlidhëse midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, të cilat nuk kanë marrëdhënie diplomatike.

I pyetur nga gazetarët nëse Uashingtoni do të fillojë një luftë me Iranin, presidenti Trump tha se “shpreson që kjo të mos ndodhë”.

Tensionet mes dy vendeve janë përshkallëzuar ditët e fundit duke ngritur shqetësimet për një konflikt të mundshëm, shkruan Rel transmeton Newsbomb.al. 

Shtetet e Bashkuara larguan stafin diplomatik nga ambasada e saj në Irak pas sulmeve të fundjavës në katër depozita nafte në Gjirin Persik.

Gazeta Washington Post, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar të SHBA-së, raportoi se Trump preferoi një rrugë diplomatike me Iranin dhe bisedime të drejtpërdrejta me udhëheqësit e saj, por disa nga këshilltarët e tij po i japin shtysë një lufte mes dy vendeve.

Kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, të enjten përshëndeti atë që e quajti mungesë "oreksi" të Trumpit për konflikt ushtarak me Teheranin.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.