Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
37 %
5.7kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
30 °
Pre
31 °
Sht
30 °
Die
24 °
E mërkurë, 25 Maj, 2022
spot_img

“Luftë” me armë nga dy makina në lëvizje, Policia e Dibrës zbardh ngjarjen: 4 të arrestuar, qëlluan me breshëri drejt njëri-tjetrit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Katër persona kanë rënë në prangat e Policisë së Dibrës pasi janë përfshirë në një sulm me armë të ndodhur dy muaj më parë në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë. Të arrestuarit kanë qenë në konflikt pronësie kanë hapur zjarr ndaj njëri-tjetrit. Ngjarja ka ndodhur në 20 nëntor 2020.

Specialistët  e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë  Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, nën drejtimin e Prokurorisë Dibër, finalizuan me sukses operacioni policor të koduar “Liqeni i Zi”, si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i masave të sigurisë dhe arrestimi i shtetasve:

  • Shaqir Tollja, 53 vjeç, banues në Bulqizë, (me masë sigurie arrest në burg)
  • Erlind Tollja, 25 vjeç, banues në Bulqizë, (me masë sigurie arrest në burg)
  • Aleksandër Algerin, 34 vjeç, banues në Tiranë, (me mase sigurie arrest në burg , aktualisht ndodhet i ndaluar për një tjetër vepër penale në burgun 313 Tiranë).
  • Loraldo Lika, 29 vjeç, banues në Bulqizë, (me masë  sigurie arrest në shtëpi).

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, informacionet e marra në rrugë operative dhe provave ligjore (shkencore) të siguruara, është arritur të dokumentohet ngjarja e ndodhur në datën  20 nëntor 2020, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë , ku për shkak  të një konflikti të mëparshëm  për motive pronësie, shtetasit Shaqir Tollja dhe Erlind Tollja duke udhëtuar me automjetin e tyre, kanë  qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që udhëtonin shtetasit Besmir Zeneli (S), dhe Aleksandër Algeri,  të cilët u janë kundërpërgjigjur duke qëlluar  me armë zjarri.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se në këtë ngjarje është përfshirë dhe shtetasi Loraldo Lika, i cili ka kryer veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës.

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër e cila ka caktuar masat e sigurimit të arrestit për këto shtetas si të dyshuar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, e kryer në bashkëpunim,  e mbetur në tentativë, “ Mbatje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img