Tirana
few clouds
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
32 %
3.1kmh
20 %
Sht
34 °
Die
37 °
Hën
36 °
Mar
37 °
Mër
38 °
E shtunë, 2 Korrik, 2022
spot_img

Luftë kanabisit, jo PD

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

NGA EDMOND ARIZAJ Ka ardhur momenti i pyetjes: A ka të drejtë Partia Demokratike?

Sigurisht duke e pastruar pamjen nga këto mizanskenat në kryesinë e Kuvendit, konferencat e shtypit, babalen, gjithë të tjerët që s’duan të hanë atë që gatuan, e deri tek protesta me datën ndjellakeqe, 26 maj. Çfarë mendojnë njerëzit?

albsig

spring

Askush nuk e di. Në një vend ku çdo institucion është përbaltur mbi tre herë (sa herë janë ndryshuar pushtetet), ku sondazhet porositen, besueshmëria të paktën është bërë e dyshueshme. Pra do ishte mirë, që të flitej veç në vetën e parë, pa përfshirë “popullin” dhe “qytetarët”, siç është bërë zakon. Unë mendoj se Partia Demokratike ka të drejtë për çështjen e kanabisit. Dhe po ashtu mendoj se është faji i qeverisë që i jep këtë të drejtë Partisë Demokratike.

I intereson apo jo, çështja e kanabisit PD, më shumë se “çështja” e Agronit, vëllait të Fatmirit, kjo është punë për PD-në dhe ata që do thërriten në protestë. Për kanabisin dhe ç’kanabizimin e qyteteve dhe fshatrave, pothuaj nuk është bërë asgjë. Sasitë e kapura nuk janë luftë kundër kanabisit dhe kanabizimit. As arrestimet e dërguesve dhe punëtorëve. Unë do të desha të shihja shembuj të forcës së shtetit. Kush ishin njerëzit që u goditën dhe u akuzuan më fortë për lidhjet me kanabisin? Policia, apo jo. E pra, shembulli më i mirë, më i fortë se shteti e ka marrë seriozisht luftën kundër kanabisit, është që strukturat e policisë LIVE të shkatërrojnë dhe të djegin “magazinat” me hashash. Sasitë e hashashit të digjen në fshatra, në qytete, në rajone policie, në plazhe, në gomone brenda, në Karaburun, në Sazan, apo ku di unë. Ky më duket shembulli i forcës së shtetit, ligjit, por edhe drejtësisë. Nuk më ka rezultuar se është luftuar kanabisi me deklarata shtypi.

Nëse ka sot një pamje të mbetur në mendje nga aksioni në Lazarat janë forcat e policisë që u përballën me trafikantët dhe një prej tyre që ra në krye të detyrës. Deklaratat politike të asaj kohe mund t’i gjesh vetëm në arkivë, nuk i mban mend kush. Ka ndonjë betejë tjetër shteti dhe policia në këtë rast? Krimi i organizuar vendas, por edhe më tutje, kanabisin ka si emërues të përbashkët. Na krahasojnë dhe vetkrahasohemi me Kolumbinë. Po kur të nisin krahasimet me Meksikën?! Kanabisi është problemi. I mbartur, apo i krijuar, ky është thjesht konsum politik. Por a ka vullnet për ta luftuar? Kanabisi në zjarr dhe jo rrënjët e prera në deklarata, apo “malli” i kapur, mendoj se do të ishte një shenjë e mirë e vullnetit. Pra shembulli publik. Dhe meqënëse shembujt publik ditë pas dite madje, kanë munguar, atëherë PD i lind e drejta të organizohet, për qëllimet e saj sigurisht.

Në është vetingu, në është mbrojtja e ndokujt, në është ndikimi në vendimin e qershorit, në është përpjekja e Bashës (plotësisht legjitime) për të rritur kreditet si lider, kjo nuk është punë e imja. Punë e imja është të mendoj se qeveria nuk ka bërë mirë punën e saj; në terren, në publik, apo në marrëdhëniet me publikun. Punë e imja është të mendoj se po, PD ka të drejtë të protestojë për çështjen e kanabisit. E përpos kësaj, është në drejtën e saj të ngrejë çdo dyshim duke angazhuar gjithë potencialin njerëzor dhe mediatik që disponon, me dëshirë, apo me pagesë. Për pretendimet e tjera, që kanë lidhje me Agronin, me ministrin e brendshëm, me qeverinë, me trafikun e kanabisit dhe me të gjitha këto bashkë, do të desha që përgjigjen ta merrja nga institucionet tona, pa vijuar të krijojmë dhe të thellojmë mosbesueshmërinë duke pretenduar se partitë janë etaloni i besueshmërisë. Nuk do më pëlqente gjithsesi, që Basha të kapej pas babales si Rama dikur pas nënë Feridesë. Dhe do më pëlqente që qeveria të luftonte kanabisin dhe jo PD-në./ newsbomb.al

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img