Tirana
broken clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
2.6kmh
75 %
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
15 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Gjiknuri këshillon Ballën: Mos hidh poshtë gjithë karrierën për një moment të caktuar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ndryshimet e bëra nga kryeministri Edi Rama në hierarkinë e Partisë Socialiste mund të kenë sjellë edhe pakënaqësi te disa nga zyrtarët më të lartë të saj.

Edhe pse asnjë prej tyre nuk ka dalë publikisht të shprehet, ka patur disa që pakënaqësitë i kanë shprehur me anë të postimeve në rrjetet sociale, siç është ish-zv.kryeministri Erion Braçe, i cili postimet e tij të fundit i kishte thumbuese, aq sa edhe kur la zyrën e zv.kryeministrit, përmbysi karrigen.

Një nga surprizat më të mëdha të Ramës ishte largimi i Taulant Ballës si drejtues i qarkut të Elbasanit, edhe pse Balla kishte arritur rezultatin më të mirë në zgjedhje. AI kaloi në Fier dhe u zëvendësua nga Damian Gjiknuri, i cili i mori edhe postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste.

Në një intervistë në “Zona Zero”, Damian Gjiknuri u pyet se pse kryeministri Rama e lëvizi Ballën nga qarku i Elbasanit, por përgjigja e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së ishte surprizuese dhe la shumë vend për aludime.

“Balla ka bërë një punë të mirë në Elbasan, tani është vendosur në një qark tjetër për të drejtuar, sepse kjo është bërë edhe për arsye të politikave të PS brenda partisë, për një rifreskim të qarqeve. Taulanti ka aq eksperiencë politike sa të mos e hedhë dëm të gjithë investimin e tij politik në PS vetëm për një moment të caktuar,” tha Gjiknuri.

Mos vallë Balla ka kundërshtuar largimin nga Elbasani? Nuk dihet me saktësi, por Gjiknuri e bëri “paralajmërimin” e tij të parë për Ballën. Tashmë pritet të shihet se cili do të jetë reagimi i këtij të fundit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img