Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
56 %
4.1kmh
0 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

“LUFTË E FTOHTË” brenda PS? Çuçi: Ulsi Manja foli si anëtar i Komisionit të Rithemelimit, Berati më i organizuar se Dibra! Ministri Drejtësisë: Atje i ka dalë mjekra Blendi Klosit…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kongresi i Partisë Socialiste është shoqëruar edhe me replika mes dy ministrave, Blendi Çuçit dhe Ulsi Manjës. Fillimisht ishte Ministri i Drejtësisë që në fjalën e tij tha se partisë i mungon shtylla kurrizore dhe duhej ndryshim i menjëhershëm i kryetarëve të degëve.

Pas tij fjalën e mori Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, i cili u shpreh se Manja foli si anëtar i Komisionit të Rithemelimit. Ai krahasoi PS-në e Beratit ku është vetë drejtues qarku me PS-në e Dibrës, ku drejtues është Ulsi Manja. Çuçi tha se Berati është një nga qarqet më të organizuar, ndryshe nga Dibra që kishte shumë probleme me organizimin.

Por e menjëhershme ishte edhe replika e ministrit Manja, i cili u shpreh se zgjedhjet nuk i kanë fituar drejtuesit e qarqeve, por kryeministri Rama dhe Partia Socialiste. Ai “thumboi” Çuçin duke thënë se PS e Beratit ka organizim të mirë për shkak të Blendi Klosit, duke ia atribuuar atij meritat për fitoren e PS në Berat.

Bledi Çuçi: Duke dëgjuar Ulsiun, mu duk sikur dëgjova një anëtar të Komisionit të Rithemelimit, sikur partia nuk rezulton fare. Në fakt, Ulsiu edhe ka të drejtë, por edhe nuk ka. Ka të drejtë sepse Kryesia më delegoi ën zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Dibrës për të ndihmuar, dhe po të vendos syzet e Ulsiut dhe i vura në Dibër, është ai realitet që Ulsiu e përshkroi. Partia pothuajse nuk ekzistonte fare, por ky nuk është realiteti në gjithë Shqipërinë. Dua të sjell rastin e partisë në qarkun e Beratit, që është ndoshta një model i kundërt i partisë në qarkun e Dibrës. Në Berat kam parë një pjesë të PS-së nga më të organizuarat që kam hasur në gjithë Shqipërinë. Dua të them që kemi shumë probleme në organizimin kapilar të partisë, por nuk duhet të themi që nuk ekziston partia. Jam shumë dakort me të gjithë propozimet që janë bërë për ndryshimet statutore dhe jam një nga partizanët e idesë që të krijojmë një Libër Rregullash.

Ulsi Manja: PS është shumicë në territor dhe kjo u provua edhe në 6 Mars, por kur shtylla kurrizore e partisë nuk rri drejt, unë dua ta them. Duhet të jemi realist, i fiton Edi Rama zgjedhjet, ne thjesht menaxhojmë votat që qytetarët i besojnë PS-së dhe Edi Ramës. Për këtë fola, të drejtës t’i themi e drejtë. Në Dibër nuk i rrinte drejt shtylla kurrizore partisë dhe nuk krahasohet me Beratin, sepse i ka dalë mjekra Blendi Klosit atje në Berat. Atje mori vendimin për të lënë mjekër Blendi.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img