Tirana
few clouds
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
75 %
2.1kmh
20 %
Mar
3 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

LUFTË E ASHPËR PD-LSI/ Erisa Xhixho publikon foton dhe “përgënjeshtron” Bashën: Këta janë 3 çelësat e fitores së tij në Bashkinë e Tiranës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në një intervistë të pak orëve më parë kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se çelësi i fitores së tij në vitin 2011 për Bashkinë e Tiranës ishte mospërfshirja e Sali Berishës në fushatë.

Teksa pritej që kësaj deklarate t’i përgjigjej Berisha, kundërpërgjigja ka ardhur nga deputetja e LSI-së Erisa Xhixho. Teksa publikon një foto nga fushata e Bashës në vitin 2011, ku shihen flamujt e PD-së dhe LSI-së, ajo tregon edhe se cilët janë sipas saj 3 çelësat që sollën fitoren e Bashës për Bahskinë e Tiranës.

“Tre çelesat e fitores të z.Basha në Bashkinë e Tiranës në 2011:

1-23 mijë votat e LSI për ty që kurrë si meritove.

2-1500 votat që Hysni Milloshi ia hoqi Edi Rames si aleat i LSI dhe i regjistruar prej saj .

3-50 votat që t’i mbrojti Arben Ristani si Kryetar i KQZ”, shkruan Erisa Xhixho.

“Lufta” e ashpër mes PD-së dhe LSI-së filloi mbrëmjen e djeshme, kur Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u shpreh se PD i kishte propozuar LSI-së që në 25 Prill të dilnin në një listë të përbashkët, me partinë e Monika Kryemadhit që do të kishte 15 mandate të sigurta.

Por ka qenë i menjëhershëm reagimi i Petrit Vasilit dhe Monika Kryemadhit, të cilët përgënjeshtruan Bardhin dhe hodhën akuza të shumta mbi PD-në.

Foto e publikuar nga Erisa Xhixho:

255782290 429057378577357 499947906464747023 n
spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img