‘Luftë’ diplomatike SHBA-Iran, lideri suprem iranian: Asnjë negociatë me amerikanët! Është e kotë

Publikuar tek: bota, më 14:50 03-11-2019 ‘Luftë’ diplomatike SHBA-Iran, lideri suprem iranian: Asnjë negociatë me amerikanët! Është e kotë Lideri Suprem i Iranit Ajatollah Khamenei

Lideri Suprem i Iranit Ajatollah Ali Khamenei hodhi poshtë të gjitha mundësitë që ai të hyjë në bisedime për zgjidhjen e tensioneve diplomatike me SHBA-në.

Kur duhen dhe pak ditë nga 40-vjetori i marrjes peng të Ambasadës Amerikane në Iran, lideri shpirtëror i Iranit i konsideroi ‘’të kota të gjitha bisedimet me palën amerikane’’.

‘’Ata që mendojnë se bisedimet me SHBA-në janë zgjidhje e çdo problemi e kanë gabim. Asnjë rezultat nuk ka për të dalë, sepe ata (SHBA-ja) nuk do të bëjnë ndonjë lëshim’’, u shpreh gjatë një fjalimi Khamenei.  

Marrëdhëniet midis Republikës Islamike të Iranit dhe SHBA-së prej 40 vitesh kanë qenë tepër të tensionuara duke nisur që në 1979 kur Ajatollah Khomeini i kërkoi SHBA-së të kthente në atdhe ish-shahun Reza Pahlavi. 8 muaj pas rënies së Pahlavit nga fondamentalistët islamikë të udhëhequr nga imami Khomeini, studentët dhe Garda Revolucionare e Iranit morën peng 52 punonjës të ambasadës amerikane. Kriza e famshme e pengjeve zgjati plot 444 ditë deri në momentin e marrjes së detyrës nga ish-presidenti Ronald Regan.

Ndërkohë, të dyja vendet kanë mbrojtur palë të ndryshme në rajonin e Lindjes së Mesme. Kulmi i tensioinit mes SHBA-së dhe Iranit arriti gjatë kohës së projektit të pasurimit me uranium të Iranit, për të cilën SHBA-ja akuzon se do të përdoret për qëllime terroriste. Këtë vit, SHBA-ja akuzoi Iranin se bombardoi rafineritë e naftës së Arabisë Saudite.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ruante pyllin e famshëm, vritet i riu nga prerësit ilegalë
E TMERRSHME/ Biznesmeni i njohur digjet i gjallë në makinën e tij, dëshmitarët filmojnë ngjarjen »
Article Logic
Execution time: 0.012310981750488
array(1) { ["section"]=> string(99) "lufte-diplomatike-shba-iran-lideri-suprem-iranian-asnje-negociate-me-amerikanet-eshte-e-kote-184553" }