Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Luftë” dhe kaos në Milano, protesta të dhunshme kundër panairit

Shkruar nga Newsbomb

Milano është përfshirë sot nga kaosi dhe skena që ngjasojnë me ato të një vendi të përfshirë në luftë. Protesta të dhunshme kanë shpërthyer në rrugë menjëherë pas hapjes së panairit “EXPO Milano 2015”.

Grupimi “Black Bloc” ka qenë ai që ka shkaktuar dëmë të mëdha në dyqane, automjete dhe ndërtesa të Milanos, ndërsa policia e ka pasur shumë të vështirë normalizimin e situatës. Panairi ndërkombëtar është njollosur nga një hetim për korrupsion, prej të cilit janë arrestuar disa prej zyrtarëve më të lartë të vendit, si dhe kostoja e tepruar e ndërtimit të vendit ku po zhvillohet ekspozita, ka nxitur pakënaqësi të mëdha në publik.

10 milionë bileta janë shitur tashmë për këtë panair, dhe zyrtarët presin që rreth 20 milionë persona ta vizitojnë ekspozitën më të madhe ndërkombëtare, nga e cila presin të sigurojnë rreth 10 miliardë euro të ardhura.

Shumë turistë të huaj të mbërritur në Milano janë terrorizuar me pamjet me të cilat janë përballur atje.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu