Një nga anijet luftarake më të rëndësishme të Marinës Ruse ose është duke lundruar e braktisur ose është në fund të Detit të Zi, një goditje masive për një ushtri që lufton kundër rezistencës 50 ditore të Ukrainës.
Detarët rusë kanë evakuuar kryqëzorin me raketa të quajtur “Moskva”, anijen kryesore të flotës së saj në Detin e Zi, pas një zjarri që shpërtheu në bord, njoftoi media shtetërore ruse të mërkurën. Mediat shtetërore TASS dhe RIA, duke cituar Ministrinë Ruse të Mbrojtjes, thanë se “Moskva” ishte dëmtuar rëndë në incident dhe se shkaku i zjarrit po hetohet. Informacione për viktima deri tai nuk ka.
Një zyrtar ukrainas pretendoi se luftanija ruse ishte goditur nga raketat e lundrimit të lëshuara nga Ukraina. Sipas tyre, luftanija më e rëndësishme e Marinës ruse tani është duke “u djegur fort” në mes të Detit të Zi dhe me stuhitë e forta, do jetë shumë e vështirë që t’i ofrohet ndihmë për evakuimin e ekuipazhit.
Për shkak të stuhive të mëdha mbi Detin e Zi që errësojnë imazhet satelitore, CNN nuk ka qenë në gjendje të konfirmojë vizualisht se anija është goditur ose statusin e saj aktual, por analistët vunë në dukje se një zjarr në bordin e një anijeje të tillë mund të çojë në një shpërthim katastrofik që mund ta fundoste atë.

Cilado qoftë arsyeja e zjarrit, analistët thonë se ajo godet fort në zemër të marinës ruse si dhe në krenarinë kombëtare, e krahasueshme me humbjen e një luftanijeje gjatë Luftës së Dytë Botërore nga Marina e SHBA-së ose një aeroplanmbajtëse sot.
“Vetëm humbja e një nëndetëse me raketa balistike ose Kutznetsov (aeroplanmbajtësja e vetme ruse) do t’i shkaktonte një goditje më serioze moralit rus dhe reputacionit të marinës në publikun rus,” tha Carl Schuster, një kapiten në pension i marinës amerikane dhe ish-drejtor i operacioneve në Qendrën e Përbashkët të Inteligjencës të Komandës së Paqësorit të SHBA-së.
“Moskva” është 186 metra e gjatë, me një ekuipazh prej gati 500 vetësh, është krenaria e flotës detare ruse në Detin e Zi. Fillimisht e quajturnë marinën sovjetike si Slava në vitet 1980, ajo u riemërua Moskva në 1995 dhe pas një rindërtimi rihyri në shërbim në 1998.
Kryqëzori rus është e armatosur me një sërë raketash anti-anije dhe kundërajrore, silurët, armë detare dhe sistemet raketore të mbrojtjes së afërt. Çdo zjarr pranë tyre do t’i kishte dhënë ekuipazhit opsione të kufizuara për t’u marrë me kërcënimin, tha Schuster.

“Kur një zjarr arrin në magazinat tuaja të municionit, ju keni dy zgjedhje; 1) t’i përmbysni ato ose 2) të braktisni anijen,” tha Schuster. “Përndryshe ekuipazhi juaj që është në bord do të zhduket nga shpërthimi katastrofik që pason një zjarr që arrin disa qindra ton municione.”
Administratori rajonal i shtetit Odesa, Maxim Marchenko, pohoi në një postim në Telegram se forcat ukrainase kishin përdorur raketa lundrimi Neptun për të sulmuar “Moskvën”. Nëse kjo është e vërtetë, “Moskva’ potencialisht do të ishte anija luftarake më e madhe e nxjerrë ndonjëherë jashtë veprimit nga një raketë, është shprehur Carl Schuster, kapiten në pension i marinës amerikane.