Hapësire reklamuese

Politikë

“Lufta Rama-Meta, pa kompromis”, Zheji bën deklaratën e fortë: Ka zëra që thonë se pas shkarkimit…

Shkruar nga Newsbomb
“Lufta Rama-Meta, pa kompromis”, Zheji bën deklaratën e

Analisti Artur Zheji shprehet se mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta ka një luftë pa kompromis.

Sipas Zhehit, Rama po krijon turbulenca me çështjen e shkarkimit të presidentit dhe pretendimit që pas kësaj beteje ai mund të shpallet “non-grata” nga SHBA.

Sakaq, Zheji tha në “News24” se shumë shpejt, Rama dhe Basha, në data të ndara do të takohen me Sekretarin e Përgjithshëm Amerikan, Antony Blinken. Nga ky takim sipas analistit më i avantazhuar do të jetë Basha, pasi amerikanët sipas tij e shohin si njeriun e ardhshëm që do të drejtojë Shqipërinë.

“Meta përdor minimumin e elegancës që thotë se do të dalë në terren. Ai bën një deklaratë lufte me të gjithë këtë front, Basha-Rama dhe është vetë në një front me Berishën dhe Grupin e Rithemelimit. Mund të ripërsërisim atë që u tha më parë që është një sfidë e hapur që Meta i bën kundërshtarëve të vet. Nuk mendoj që mund të ketë në mënyrë të nëndheshme negociatorë për të pasur një zbutje mes Ramës dhe Metës. Ka rezultuar që këto negociatorë kanë dalë të pa suksesshme. Rama ka nisur një strategji tjetër. Tani është kjo e shkarkimit, e më pas ka zëra se Meta mund të futet në listën e të shpallurve non-grata. Kjo bëhet për të krijuar turbulencë.

Unë kam marrë pjesë në disa luftëra të Ramës dhe Metës dhe disa paqe mes tyre. Tani shoh një luftë pa kompromis mes tyre. Ka një elefant tjetër në këtë duel mes Ramës-Metës-Berishës, komuniteti ndërkombëtar. Duket tanimë gjithmonë e më qartë se dy personazhet janë ftuar te Blinken. Është Rama që shkon më datë 15 dhe në një datë mbase më të shtyrë do të jetë Basha. Rama vazhdon të ketë besueshmërinë që ata duan. Lulzim Basha e ka kaluar klasën e filtrave të amerikanëve sa që pritet të shkojë në zyrën e Blinken. Ky është lajm i keq për Ramën, sepse duke qenë se Rama po shkon drejt fundit të ciklit të vetë politik do të jetë Basha ai që do të ketë mbështetjen e plotë”, tha Zheji.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll