Hapësire reklamuese

Politikë

“Lufta” politike me Bashën, Sali Berisha të premten përmbyll “Foltoren”

Shkruar nga Newsbomb

Ish kryeministri Sali Berisha të premten do mbajë foltoren në Laç, që do jetë edhe përmbyllësja.

Foltorja do të mbahet në orën 17:00 tek Pallati i Kulturës “Kok Malçi”, ku u ka bërë thirrje demokratëve që të marrin pjesë.

Kujtojmë që Berisha nisi “Foltoren” pasi kreu i PD, Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar i PD, pasi SHBA e ka shpallur së bashku me familjen “non grata”.

Berisha nisi foltoren për të mbledhur firmat nga delegatët e PD, për të thirrur Kuvendin Kombëtar të kësaj partie duke pretenduar shkarkimin e Bashës.

Berisha madje në një nga “Foltoret” që ka mbajtur ka thënë se sapo të shkarkohet Basha ai do kandidojë vetë për kreun e PD.

Ish kryeministri ka njoftuar se Kuvendi i PD do të mbahet në 11 dhjetor, ndërsa Basha është shprehur se me 11 mund të ketë ndonjë mbledhje, por që Kuvendi do të mblidhet me 18 dhjetor.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll