Tirana
scattered clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
88 %
2.6kmh
40 %
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
23 °
Pre
22 °
E hënë, 20 Shtator, 2021
spot_img

Lufta për kreun e KLSH, komisioni i Ekonomisë ‘rrëzon’ Metën, hapet rruga për një tjetër kandidaturë, ajo e deputetit të PS

spot_img

Lajme të ngjashëm

c1dd0d9c43e1073542287148b8a95394

Kandidatura e dytë e propozuar nga Presidenti i republikës në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit, emri i Bahri Shaqirit, u rrëzua sot në komisionin parlamentar të ekonomisë.

Pas hedhjes poshtë të kandidaturës së Vitore Tushës javë më parë, ky është i dyti kandidat që rrëzohet nga maxhoranca në parlament.

Më shumë sesa një luftë institucionale mes institucionit të presidentit dhe maxhorancës, kjo mund të kuptohet si hapje rrugë e një tjetër kandidature, ajo e deputetit socialist Anastas Angjeli.

Por burime nga presidenca, thanë për newsbomb.al, se është e pamundur që presidenti të propozojë Angjelin për këtë post, pasi, sipas tij, KLSH duhet të jetë një institucion që nuk mund të kontrollohet nga maxhoranca, e cila tashmë thuajse se ka shtrirë kontrollin në pjesën më të madhe të institucioneve. Një ndër argumentet e rrëzimit të kandidaturës së Shaqirit, ishte edhe lidhja e tij me LSI. Çka do të thotë, se kjo do të jetë edhe më e vështirë për rastin e zotit Angjeli.

Ajo që dihet me siguri, është fakti se pavarësisht përplasjes mes maxhorancës dhe presidentit, mandati i Bujar Leskajt në krye të KLSH, do të zgjatet në një afat të pacaktuar. E përsa kohë mungon edhe Gjykata Kushtetuese, një institucion si KLSH do të mbetet thuajse I paralizuar.

 

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img