Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
69 %
2.1kmh
75 %
Enj
26 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
38 °
Hën
39 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

“Lufta” pas mesnate në Velipojë, pushuesit mbledhin “plaçkat” dhe largohen: Nuk rrihet kemi ardh për qejf, ishte katastrofë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Velipoja u trondit gjatë orëve të vona të mbrëmjen, ku mbetën të vrarë katër persona dhe u plagosën dy të tjerë.

Kjo ngjarje e rëndë ka bërë që turistët të cilët kishin zgjedhur pikërisht Velipojën për të pushuar të largohen.

Një qytetar i Kosovës ka thënë se është tmerruar nga të shtënat me armë dhe nga frika ka mbledhur sendet personale dhe së bashku me bashkëshorten janë larguar.

“Kena ardh për qejf. Tërë natën duke krisma, kallashi. Ky është tmer! Kallashi gjithë natën. Jam prej Podujevës në Kosovë, Nuk rrihet ishte katastrofë,” tha një Kosovar për “report tv”.

Po si ndodhi ngjarja

Ngjarja ka nisur pak pas mesnate mes Kujtim Ferracakut, pronar i restorant “Fantazia” dhe pronarëve të hotelit “Gocaj”, për shezlongët në plazhin e Velipojës.

Si fillim debati ka nisur me fjalë dhe më pas ka degjeneruar në përdorimin e armëve nga të dy palët. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të vrarë Kujtim Ferracaku 59 vjeç, vëllezërit, Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç dhe Myzerim Zeneli 20 vjeç, ky i fundit punonjës i shezlongeve.

Ndërsa të plagosur kanë mbetur Hasan Ferracaku 54 vjeç dhe Elmedin Tyli 17 vjeç, raportohet se 54 vjeçari është në gjendje kritike për jetën.

LEXO EDHE:Tronditet Shkodra/ “Luftë” pas mesnate në Velipojë, 4 të VRARË dhe 2 të plagosur

LEXO EDHE: Detaje të reja nga ngjarja në Velipojë, sherri nisi për shezlongët, të vrarë pronarët dhe një punonjës 20 vjeçar (EMRAT)

LEXO EDHE: Masakra në Velipojë me katër të vdekur, biznesmenit Kujtim Ferracakut në 2018 i ekzekutuan djalin teksa kalëronte

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img