Hapësire reklamuese

Bota

Lufta në Ukrainë përshpejton planet, Finlanda dhe Suedia së shpejti i bashkohen NATO-s

Shkruar nga Newsbomb
Lufta në Ukrainë përshpejton planet, Finlanda dhe Suedia së

Finlanda dhe Suedia  së shpejti mund t'i bashkohen NATO-s,  lëvizje që ka të ngjarë të zemërojnë Moskën. Presidenti rus Vladimir Putin në nisje të luftës në Ukrainë, u bëri thirrje dy vendeve nordike që "t'i harronin këto plane", ndryshe do të përballeshin me pasoja të mëdha.

Zyrtarët e NATO-s i thanë CNN se diskutimet për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në bllok janë bërë jashtëzakonisht serioze që nga pushtimi i Rusisë. Ndërkohë, nga DASH janë shprehur se çështja doli në takimin e jashtëm të NATO-s këtë javë, ku morën pjesë dhe ministrat e jashtëm nga Stokholmi dhe Helsinki.

Zyrtarët thanë se diskutimet nënvizojnë shkallën në të cilën pushtimi i presidentit rus Vladimir Putin ka shërbyer vetëm për të rigjallëruar dhe bashkuar aleancën e NATO-s – pikërisht e kundërta e qëllimeve të deklaruara të Putinit përpara fillimit të luftës.

Presidenti rus kishte kërkuar që NATO të ndalonte zgjerimin në lindje dhe pranimin e anëtarëve të rinj, duke akuzuar bllokun për kërcënimin e sigurisë ruse.  Në vend të kësaj, NATO ka rritur mbështetjen e saj për Ukrainën dhe po përgatitet të mirëpresë anëtarët e rinj.

Sondazh

Poll