Hapësire reklamuese

Bota

Lufta në Ukrainë , Macron: Nëse Rusia fiton, besueshmëria e Evropës bie në zero

Shkruar nga Newsbomb
Lufta në Ukrainë , Macron: Nëse Rusia fiton, besueshmëria e

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka zhvilluar një takim me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin për luftën në Ukrainë dhe nevojën për armatime.

Lideri francez ka paralajmëruar se siguria e Evropës dhe e francezëve është e rrezikuar dhe nëse Rusia fiton luftën, besueshmëria e Evropës do të “ulet në zero”, - raportoi BBC.

Por Scholzi ka qenë më i kujdesshëm, duke përjashtuar dërgimin e raketave gjermane “Taurus” në Ukrainë. Ukraina rrezikohet nga mungesa e armëve. Meqë Gjermania mbetet burimi kryesor evropian për dërgimin e ndihmave ushtarake në Ukrainë, kancelari gjerman ka pasur presion për të zgjeruar ndihmat e qeverisë së tij, meqë edhe ndihma 60 miliardë dollarëshe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është bllokuar nga Kongresi i Republikanëve.

Kryeministri polak, Donald Tusk, i cili iu bashkua dy liderëve në Berlin më vonë, ka thënë se është në dorën e tri shteteve të tyre për të mobilizuar të gjithë Evropën për të ndihmuar Ukrainën.

Ky takim ka ardhur pas sulmit të Rusisë në jug të Ukrainës në qytetin Odesa, ku mbetën të vrarë të paktën 14 njerëz dhe u lënduan 46 të tjerë, në mesin e tyre edhe stafi mjekësor. Macroni ka paralajmëruar se Rusia është duke synuar të zgjerojë fuqinë e saj dhe nuk do të ndalojë tani.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese