
Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov ka folur për konfliktin e armatosur mes Rusisë dhe Ukrainës. Ai ka thënë se Rusia është e gatshme për një zgjidhje politike dhe diplomatike lidhur me konfliktin në Ukrainë. Sigurisht Lavrov ka shprehur rezervat e tij për zgjedhjen e konfliktit me Rusinë, duke i lënë fajin Perëndimit.
Lavrov ka thënë se janë interesat e Perëndimit ato që ndërhyjnë në marrëdhëniet midis Rusisë dhe Ukrainës dhe që për pasojë pengojnë shuarjen e konfliktit midis dy vendeve.
“Ne mbetemi të hapur për një zgjidhje politike dhe diplomatike që do të bazohet në marrjen në konsideratë të interesave tona legjitime, që do të bazohet në shqyrtimin e realiteteve që janë zhvilluar gjatë shumë viteve dhe që tani kanë çuar në situatën aktuale”, tha Lavrov gjatë fjalimit të tij në parlamentin rus
“Megjithatë, në mungesë të propozimeve serioze nga ata që na shpallën luftë ( i referohte perëndimit) hezitimin e tyre për të vlerësuar ose interesat tona ose realitetet në terren, ende nuk është e mundur të ulemi në tryezën e bisedimeve. Opsione të tilla nuk janë të dukshme”, shtoi Lavrov, duke iu referuar zhvillimeve në frontin ukrainas, Lavrov theksoi se Perëndimi nuk flet më për fitoren e tij, por se si nuk do ta lërë Putinin të fitojë.
“Uashingtoni dhe aleatët e tij nuk heqin dorë nga ëndrrat e tyre për të na shkaktuar një disfatë strategjike. Megjithatë, duke parë veprimet e suksesshme të ushtrisë ruse në Ukrainë, Perëndimi nuk flet më për fitoren e tij, por veç se si të mos lejojë Putinin që të fitojë ”, tha ministri rus.