Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
76 %
1kmh
0 %
Pre
19 °
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
16 °
Mar
9 °
E premte, 24 Mars, 2023

Lufta në Ukrainë, draft marrëveshja 15-pikëshe midis Rusisë dhe Ukrainës

Lajme të ngjashëm

Ukraina dhe Rusia kanë bërë një përparim të rëndësishëm në hartimin e një plani paqeje prej 15 pikash.

Sipas “Financial Time” plani kërkon armëpushim dhe tërheqjen e trupave ruse, nëse Ukraina deklaron neutralitetin dhe pranon kufizime në forcat e armatosura.

Marrëveshja e propozuar mes delegacionit rus dhe ukrainës është që Kievi të tërhiqet nga kërkesa për anëtarësimin në NATO si dhe mos të presë baza ushtarake të huaja ose armë në këmbim të mbrojtjes nga fuqitë aleate si SHBA, Britania e Madhe dhe Turqia.

Megjithëse Moska dhe Kievi kanë argumentuar se është bërë përparim në kushtet e marrëveshjes, zyrtarët ukrainas mbeten skeptikë nëse presidenti rus Vladimir Putin është plotësisht i përkushtuar ndaj paqes dhe apo Moska po mundohet të blejë kohë për të riorganizuar dhe vazhduar veprimet e saj sulmuese.

Mikhail Pontolyak, një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i tha Financial Times se çdo marrëveshje do të përfshinte një kusht për largimin e trupave të Federatës Ruse nga territori ukrainas që e kanë pushtaur që nga 24 shkurti.

Në një nga pikat e marrëveshjes thuhet se Ukraina mund të mbajë forcat e saj të armatosura, por që do të jetë e detyruar të qëndrojë jashtë aleancave ushtarake sidomos NATO. Gjithashtu s’do mund të mbajë  në territorijn e saj bazat e huaja ushtarake.

Dy burime thanë se marrëveshja thuhet se përfshinte gjithashtu dispozita për sigurimin e të drejtave të gjuhës ruse në Ukrainë, megjithëse gjuha zyrtare mbetet.

Debati më i madh tek kjo marrëveshje mbetet tek kërkesa e Rusisë ndaj Ukrainës që të njohë aneksimin e Krimesë nëvitin 2004 dhe pavarësuë e dy rajoneve separatiste në Donbas.

Më shumë