Hapësire reklamuese

Bota

Lufta në Gazë, Erdogan akuzon Perëndimin për “barbarizëm” dhe islamofobi

Shkruar nga Newsbomb
Lufta në Gazë, Erdogan akuzon Perëndimin për

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e përdori një fjalim për të drejtat e njeriut të shtunën për ta akuzuar Perëndimin për “barbarizëm” në qëndrimet e tij për luftën mes Izraeli dhe Hamasit – grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE.

“Izraeli ka kryer masakra dhe mizori të cilat do ta turpërojnë tërë njerëzimin”, tha Erdogani në një sallë të mbushur në Stamboll, një ditë para përvjetorit të 75-të të Deklaratës Universale për të Drejtave e Njeriut.

“Të gjithë vlerat e ndërlidhura me njerëzimin po vriten në Gazë. Përballë brutalitetit të tillë, institucionet ndërkombëtare dhe organizatat për të drejtat e njeriut nuk po ndërmarrin hapa konkret për t’i parandaluar këto shkelje”, tha lideri turk.

Izraeli i vazhdon bombardimet në Gazë, përfshirë në pjesët ku u kërkoi civilëve të strehohen

Deklarata për të drejtat e njeriut, e shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në Paris më 10 dhjetor 1948, ruan një standard për të drejtat dhe liritë e njeriut për të gjithë njerëzit.

Duke iu referuar vetos që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përdorën të premten kundër rezolutës së Kombeve të Bashkuara, e cila bënte thirrje për një armëpushim në Gazë, Erdogani tha se është e mundur të ketë një botë më të drejtë “por jo me Amerikën, sepse ajo qëndron përkrah Izraelit… Nga tani, njerëzimi nuk do të mendojë se SHBA-ja e mbështet Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut”.

SHBA-ja vë veto ndaj rezolutës për armëpushim humanitar në Gazë

Turqia, gjatë dy dekadave nën udhëheqjen e Erdoganit, është kritikuar shpesh për të drejtat e njeriut, kryesisht për shkak të sulmeve ndaj kritikëve të Qeverisë dhe kundërshtarëve politikë, minimit të pavarësisë së gjyqësorit dhe dobësimit të institucioneve demokratike.

Turqia u tërhoq nga Konventa e Stambollit për parandalimin e dhunës kundër grave dhe ka dështuar t’i zbatojë vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.Turqia, edhe formalisht tërhiqet nga Konventa e Stambollit

Të shtunën, presidenti turk tha se vlera e vetme “për të cilës mbahet Perëndimi është barbarizmi. Ne e kemi parë këtë shembull të barbarizmit të Perëndimit në të gjitha ngjarjet fatkeqe të cilat ata ose i kanë mbështetur ose i kanë shkaktuar”.

Erdogani e citoi sulmin në një xhami në Zelandë të Re në vitin 2019, ku një person i armatosur i vrau 51 njerëz, si sulm islamofobik që u “legjitimua” dhe “madje u nxit” nga Perëndimi./REL

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese