Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Lufta në Gaza, ndryshe nga qeveria, populli shqiptar mbështet Palestinën

Shkruar nga Newsbomb

Ashtu si shumica e qytetarëve në botë edhe qytetarët shqiptarët nuk janë indiferentë për konfliktin midis Izraelit dhe Palestinës.

Ne gjetjet e Barometrit në Euroneës Albania del se shqiptarët informohen shpesh për situatën në fjalë. 40,2 përqind e tyre janë shumë të shqetësuar për këtë konflikt, ndërkohë 54 përqind kanë frikë përhapjen e tij në rajonin tonë.

@ Credis: Euro News @ Credits: Euro News

Si pothuajse çdo vend edhe Shqipëria apo më saktë qytetarët e saj kanë mbështetje të ndryshme për palët në konflikt, por Barometri vëren se tendenca tek shqiptarët është të mbështesin Palestinën në këtë konflikt. Ndryshe nga perceptimi tyre për mbështetjen e qeverisë shqiptare të cilët qytetarët e lexojnë si 28,2 për Izraelin dhe 19,7 për Palestinën dhe 25,1 përqind të dyja njesoj.

@ Credis: Euro News @ Credits: Euro News

45 përqind mbështesin Palestinën, 9,2 përqind palën izraelite, 34,1 përqind të dyja njësoj dhe 11,6 përqind pergjigjen nuk e di, në pyetësorin e Data Centrum.

 @ Credis: Euro News @ Credits: Euro News

Shumica e përkrahësve të Palestinës si edhe në vendet e tjera janë më të rinjtë me 51 përqind dhe kjo mbështetje ulet në grupmoshat më të rritura me 42 përqind tek 44 vjeçarët.

 @ Credis: Euro News @ Credits: Euro News

Shqiptarët shprehen qartë edhe për zgjidhjet e mundshme të konfliktit. Sipas tyre, 63,2 përqind mendojnë se zgjidhja është krjimi i dy shteteve të pavaruara dhe 15,7 përqind një shtet të përbashket ku palët të bashkëjetojnë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed