Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
1kmh
0 %
Sht
25 °
Die
23 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
23 °
E shtunë, 10 Qershor, 2023

Lufta ndaj terrorizmit, Nishani mbledh krerët e institucioneve. Rama: Jemi të ekspozuar ndaj terrorit islamik

Lajme të ngjashëm

 

Pas sulmeve të disa ditëve më parë në Paris, presidenti i Republikës Bujar Nishani mblodhi sot drejtuesit e institucioneve përgjegjëse për ruajtjen e sigurisë kombëtare në vend në luftën kundër terrorizmit.Kryetari i qeverisë Edi Rama, kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi Lika, kryeprokurori Adriatik Llalla, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ministri i Mbrojtjes Mimi Kodheli kanë diskutuar mes tyre masat që duhen ndërmarrë për të garantuar sigurinë e territorit nga sulmet e mundshme terroriste.

 

Presidenti Nishani tha se Shqipëria është potencialisht e rrezikuar nga sulmet terroriste. ‘’Duke patur parasysh faktin që Shqipëria është anëtare e NATO-s, duke patur parasysh pozicionin gjeostrategjik si udhëkryq mes Europës, Afrikës dhe Azisë si një vend që është objektiv si dhe për të shfrytëzuar territorin tonë për të lëvizur, krahas arritjeve të rëndësishme që kemi në kontrollin e kufijve kërkohet bashkëpunim më i avancuar i të gjitha agjencive ligjzbatuese. Shqipëria është ndeshur me fenomenin e luftëtarëve të huaj, kontigjente shqiptare kanë shkuar në organizata në Siri dhe Irak, janë raste të evidentuara’’, theksoi presidenti Nishani

 

Kurse kryeministri Rama bëri me dije se vendi është sot i rrezikuar nga terrorizmi islamik. ‘’Shqipëria është plotësisht e ekspozuar ndaj terrorizmit ndërkombëtar islamik. Disa shqiptarë kanë humbur jetën në luftime në organizata terroriste. Veprat si sulme me tritol kundër linjave të energjisë, trafikimi i eksplozivëve janë krime të mirëfillta terrori, megjithse janë trajtuar me dënime të lehta nga drejtësia’’, deklaroi Rama

Më shumë