Tirana
overcast clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
76 %
1kmh
90 %
Sht
13 °
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
8 °
Mër
4 °
E shtunë, 4 Dhjetor, 2021
spot_img

Lufta ndaj Covid-19, BE i vjen në ndihmë Shqipërisë , Manastirliu: 20 respiratorë të rinj në shërbim të spitaleve

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

21a6aeaac1ec69227fe4b8397120d23b

Ambasadori i Be Luigi Soreca ka njoftuar ditën e sotme se BE i ka ofruar Shqipërisë një tjetër ndihmë në përballjen me pandeminë e koronavirusit.

Soreca i dorëzoi ministres 20 respiratorë fiksë, teksa javën tjetër do të dhurojë dhe 30 respiratorë të tjerë të lëvizshëm për pacientët e infektuar me COVID-19.

Lajmin e ka bërë me dije edhe vetë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Edhe një tjetër ndihmë e çmuar e Bashkimit Europian për fuqizimin e kapaciteteve të terapive intensive në spitalet COVID, ku prej 6 muajsh nuk kanë reshtur përpjekjet në ndihmë të pacientëve të prekur nga virusi SARS- COV2. Me planin e vjeshtë-dimrit përgatitemi të dyfishojmë kapacitetet e shtretërve, përveç 4 spitaleve COVID, edhe në spitalet rajonale,”shkruan Manastirliu në postimin e saj.

Kjo ishte ndihma e 5-të e BE për Shqipërinë gjatë pandemisë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img