Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
32 %
3.6kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
17 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, tregjet globale pësojnë rënie, rritet çmimi i naftës me 100 dollarë për fuçi

Lajme të ngjashëm

Çmimet e naftës u rritëm me 100 dollarë për fuçi pas sulmit rus ndaj Ukrainës, duke ngritur shqetësimet se një luftë në Evropë mund të prishë furnizimet globale të energjisë.

Rusia është prodhuesi i dytë më i madh i naftës në botë, që shet kryesisht naftën e saj të papërpunuar në rafineritë evropiane dhe është furnizuesi më i madh i gazit në Evropë, duke ofruar rreth 35 për qind të furnizimit të saj.

Nafta Brent u rrit në 103,78 dollarë për fuçi, niveli më i lartë që nga 14 gushti 2014 dhe po lëvizte me 103,18 për fuçi, duke u rritur me 6,34 dollarë ose 6,5%.

Çmimet e arit dhe jenit japonez po ashtu janë rritur më 24 shkurt. Tregjet e aksioneve në Hong Kong, Sidngej, Mumbai dhe Seul, kanë rënë për më shumë se 3 për qind. Tregjet në Tokio, Singapor, Tajpej dhe Uellingon kanë rënë më shumë se 2 për qind dhe humbje të mëdha janë raportuar edhe në Shangai, Manila, Xhakarta dhe Bangkok. Tregjet e aksioneve kanë rënë edhe në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

Autoritetet në Rusi kanë pezulluar të gjitha këmbimet në Moskë. Rubla ruse është vlerësuar për 9 për qind të enjten, duke nxitur bankën qendrore të Rusisë të intervenojë për të stabilizuar tregun.

Më shumë