Hapësire reklamuese

Politikë

"Lufta" me sms për delegatët e PD, demokrati i shkruan Bashës në WhatsApp: I nderuar anëtar, te stadiumi mbahet Kuvendi i burrave!

Shkruar nga Newsbomb

Një mesazh për shpalljen e Sali Berishës "non grata" u dërgua dje në celularët e delegatëve të PD. Deputetë dhe delegatë në mbështetje të Berishës akuzuan Lulzim Bashën dhe Gaz Bardhin, duke thënë se numrat ua kishin besuar atyre.

Në këtë "luftë" me mesazhe janë përfshirë dhe demokratët e thjeshtë. Ata kanë nisur t'i shkruajnë Bashës në WhatsApp, për ta ftuar në Kuvendin Kombëtar që mban sot Sali Berisha, në stadiumin Air Albania. Lulzim Bashën e ftojnë si anëtar të thjeshtë në atë që e quajnë "Kuvend i burrave".

"Pershendetje i nderuar antar i Partise Demokratike, ju rikujtojmë që nësër dt.11/12/2021 ora 10:00 në ambjentet e Air Albania do zhvillohet kuvendi i BURRAVE për të rithemeluar Partinë Demokratike! JENI TË MIRËPRITUR", shkruhet në mesazh.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll