Hapësire reklamuese

Showbiz

Lufta me sëmundjen e rëndë/ Nuk pranonte të kurohej, gazetarja shqiptare rrëfen fjalët e bashkëshortit që e bindën

Shkruar nga Newsbomb
Lufta me sëmundjen e rëndë/ Nuk pranonte të kurohej,

Gazetarja, Rezarta Reçi ka folur për luftën e saj me sëmundjen e rëndë nga e cila vuan. Ajo tha se lajmin e përjetuan më keq familjarët e saj dhe të afërmit pasi ajo vetë e kishte kuptuar që kur i ishte shfaqur sëmundja, por kishte zgjedhur të heshte dhe të mos kurohej duke e lënë jetën në duart e sëmundjes.

“Nuk doja të jetoja, nuk e konceptoja dot veten të sëmur, me kimio dhe në shtrat”, tha ajo. Teksa ka qenë bashkëshorti i saj ai i cili e bindi për të luftuar.

“Mbaja derën hapur vajzës dhe mbesave, po ike ti do të iki dhe unë me ty”, ishin fjalët e tij që bën Rezartën të reflektonte.

Rezarta Reçi tregoi se nuk e mendonte dot veten të mos ngrihej nga krevati dhe ndau në program një nga bisedat e saj me doktorin, i cili i kishte thënë, “Jo vetëm do të ngrihesh nga krevati, por edhe do të kthehesh në radio”, gjë që ajo zbuloi se kishte ndodhur në tetor të këtij viti, “Jam rikthyer në radio, është një dashuri”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll