Tirana
light rain
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
67 %
2.6kmh
75 %
Enj
14 °
Pre
18 °
Sht
18 °
Die
17 °
Hën
13 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Lufta kundër Covid, Gjermania i dhuron Shqipërisë 500 mijë maska

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasada Gjermane në Tiranë bën me dije se i ka dhuruar Shqipërisë 500.000 maska në kuadër të luftës kundër koronavirusit.

Ambasada njofton se zëvendës Ambasadori Gjerman, Jannis von Oy, i dorëzoi Zëvendësministres së Shëndetësisë, Eugena Tomini, pjesën e parë të një donacioni me maska me vlerë prej 311.000 eurosh.

Postimi i plotë i Ambasadës:

Së bashku kundër koronavirusit 🤜🏼🦠 – dhurimi i 500.000 maskave 😷😷😷

Dje, Zëvendës Ambasadori Gjerman, Jannis von Oy, i dorëzoi Zëvendësministres së Shëndetësisë, Eugena Tomini, pjesën e parë të një donacioni me maska me vlerë prej 311.000 eurosh. 🤝

Zoti von Oy nënvizoi: “Për fat të mirë, situata lidhur me koronavirusin në Shqipëri është aktualisht e mirë. Por pandemia nuk ka mbaruar ende. Ne duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm. Jemi të kënaqur që Gjermania me këtë pajisje mbrojtëse ndihmon personelin mjekësor në të gjithë Shqipërinë dhe që sistemi shëndetësor është i pajisur mirë për të ardhmen.”

Në total, donacioni nga Ministria Federale Gjermane e Shëndetësisë përfshin 400.000 maska ​​kirurgjikale dhe 100.000 maska ​​KN95.

Më shumë




spot_img








spot_img