Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
65 %
0.6kmh
0 %
Mar
16 °
Mër
21 °
Enj
18 °
Pre
21 °
Sht
23 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

‘Lufta është vetëm çështje kohe’, aleati i Erdogan për zgjerimin me 12 milje të Greqisë: Do ta pësojnë nëse luajnë me nervat e kombit turk

spot_img

Lajme të ngjashëm

65c669795309ff7a7b2c2820909daa4a

Udhëheqësi i Partisë Nacionaliste për Veprim në Turqi, Devlet Bahceli, i cili është edhe aleat i Erdoganit, ka kërcënuar Greqinë pas deklaratave të Mitsotakis se Greqia do të zgjerohet me 12 milje.

Ai tha se planet e Greqisë për të shtrirë ujërat e saj territoriale në 12 milje detare janë një shkak lufte për Turqinë, ndërsa ftesën e kancelares Merkel për vendet e BE për të mbështetur Greqinë e cilësoi në të njëjtën kohë si një thirrje për një kryqëzatë, duke kërkuar që statusi i ishujve te Dodekanezit të rishikohet.

“Duke marrë parasysh karakteristikat gjeografike, politike dhe karakteristikat e tjera të Dodekanezit, ajo do të rigjallërojë shpresat për paqe dhe stabilitet në Egje dhe do të kompensojë padrejtësinë kundër vendit tonë, nëse statusi i tyre ligjor rishikohet”, tha aleati i Erdoganit.

Deklaratat e tij në përvjetorin e luftës kundër Greqisë shkaktuan jehonë menjëherë në mediat greke.

Sipas tij, zgjatja e ujrave territoriale Greke në 12 milje detare është një “Casus Belli” dhe shtrirja me 12 milje shihet si një një plan i ri nga Greqia për të pushtuar Turqinë.

“Greqia dhe mbështetësit e saj të vegjël, të cilët nuk shohin dhe nuk interesohen për pasojat serioze që do të pësojnë nëse luajnë me nervat e kombit turk, janë në mes të një fushate provokimesh që do të kenë një fund shumë të keq” , tha ai, duke këshilluar Greqinë të pranojë ligjin ndërkombëtar.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img