Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Lufta" e televizioneve për të parashikuar zgjedhjet, a qëlluan në shenjë Top Channel dhe Euronews?!

Shkruar nga Newsbomb

Shqipëria ka përmbyllur maratonën e zgjedhjeve të 14 Majit, me Partinë Socialiste që ka arritur të marrë 54 bashki të vendit, nga 61 në total, dhe Partinë Demokratike që fitoi vetëm 7 dhe tashmë është futur në një proces më të vështirë sesa ishte më parë.

Në përfundim të zgjedhjeve, televizionet kombëtare kanë nisur "luftën" me deklarata se kush arriti të ishte më realist dhe kush e parashikoi më saktë rezultatin.

Sipas rezultateve të sondazhit të “Angi Ricerche” dhe Top Channel, publikuar më 8 Maj, nëse zgjedhjet lokale do të zhvilloheshin të nesërmen, 51.8% e qytetarëve do të votonin kryebashkiakun në detyrë, Erion Velaijn për një mandat të tretë në krye të bashkisë së Tiranës.

Pretendenti i dytë sipas qytetarëve të Tiranës pas Veliajt ishte Belind Këlliçi, i cili ka marrë sipas sondazheve pëlqimin e 38% të qytetarëve për të qenë në krye të Bashkisë Tiranë, nëse zgjedhjet do të mbaheshin të nesërmen e rezultateve, më 9 Maj.

Sondazhi i Top Channel, publikuar me 8 Maj, per Tiranen

Ndërkohë, Euronews Albania duket se ka qëlluar në shenjë nga ana tjetër se dhe ky televizion ka arritur të parashikojë saktë rezultatin e zgjedhjeve.

Barometri publikoi parashikimin për kryebashkiakun po më datë 8 Maj, për të cilin sondazhi tregoi se Veliaj do të merrte një minimum me 52.4% të votave, një mesatare me 54.4% të tyre, dhe maksimumi mund të merrte 56.4% të votave për kreun e Bashkisë.

Edhe sa i përket kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi, Barometri parashikoi se do të merrte një minimum prej 35.1% të votave, mesatarisht 37.1% të tyre dhe maksimalisht do të merrte 39.1% të votave.

Sondazhi i Euronews, publikuar me 8 Maj, per Tiranen

Ndërkohë, referuar të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Erion Veliaj i Partisë Socialiste ka arritur të grumbullojë 158,856 vota, ose 54.69% të tyre. Kandidati tjetër, Belind Këlliçi i koalicionit "Bashkë Fitojmë", fitoi 100,425 vota, ose 34.58% të tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed