Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Lufta" e rrjeteve sociale, Sali Berisha mposht Edi Ramën në 31 dhjetor

Shkruar nga Newsbomb

Nëse dikur interesi për rrjetet sociale ishte i vogël dhe nuk merrte aspak vëmendje nga qeveritarët, sot kohët kanë ndryshuar. Trendi i përdoruesve në botën e masmedias është rritur ndjeshëm duke përfshirë në “vorbull” edhe politikanët. Ata e shohin si mënyrën më të mirë të marketimit të punës së tyre, kjo sepse çdo qytetar shqiptar ka në xhepin e tij një smartfon.

Sali Berisha ka fituar duelin me kryeministrin Edi Rama në datën 31 dhjetor duke marrë vëmendjen më të madhe në “Facebook”. Nga analiza e detajuar e bërë nga kompania “Terra World” me në krye Blerim Gjeladinin, rezulton se lideri i PD-së ka fituar me rezultatin 5-4 ndaj të parit të qeverisë. Edhe pse Berisha numëron më pak fansa, në postimet e bëra në datën 31 dhjetor, rezulton se më shumë njerëz kanë folur rreth tij. Gjithashtu audienca është rritur me 398 përqind. Sigurisht edhe imazhet kanë marrë shumë vëmendje sikurse dhe reagimet e fansave.

Kujtojmë që Sali Berisha ka qenë kryefjalë e çdo medie në ditët e fundit të vitit që lamë pas prej vendimit të GJKKO-së për ta lënë në arrest shtëpie. Ish kryeministri është nën hetim për korrupsion pasiv si funksionar i lartë për kohën kur ishte në krye të qeverisë. Edhe pse SPAK i ka ndaluar komunikimin përveç familjarëve, lideri i PD-së duket se nuk mund të heqë dorë nga rrjeti social “Facebook”, ku shpesh provon të bëjë denoncime të ndryshme.

Statistikat sipas TerraWorld Statistikat sipas TerraWorld

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese