Hapësire reklamuese

Politikë

Luçiano Boçi njeh zgjedhjet në Elbasan: Faleminderit për mbështetjen, nuk mund të bërtas fitore sepse…

Shkruar nga Newsbomb
Luçiano Boçi njeh zgjedhjet në Elbasan: Faleminderit për

Luçiano Boçi ishte kandidati i parë për deputet që kapur dhe thyen herësin me 9646 vota që i takon Elbasanit, llogaritur nga totali i votave që ka marrë partia në këtë qark, pjesëtim numrin e deputetëve që ka siguruar kjo parti.

Boçi duhet se i ka paranuar këto zgjedhje, pasi me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe që e kanë votuar.

Ai ka falenderuar Bashën që i besoi kandidimin dhe Gazment Bardhin për që drejtoi fushatën.

“Beteja për të çnjërrosor të keqen që ka pushtuar vendin vazhdon” shkruan ai ndër të tjera.

Postimi i plotë i Boçit:

Shumë pak të shprehësh vetëm falenderime për qytetarët e qarkut Elbasan, të cilët më votëbesuan ndershmërisht, me ideal e vërtetësi, pa u ndikuar as nga paratë e pushtetit, as nga dhuna e tij, as nga joshjet e miklimet për favore!

Nuk mjafton vetëm mirënjohja për strukturat e Partisë Demokratike të qarkut e drejtuesit e tyre, komisionerët, vëshguesit, grupet mbështetëse, përfaqësuesit e ZAZ-ve, numëruesit, të gjithë anëtarët e PD, të cilët më përkrahën pa bujë e zhurmë, po me shpirt e zemër, nē këtë betejë të pabarabartë me të keqen!

Përulje respekti për ekipin tim të mrekullueshëm e të palodhur, plot jetë, vlera e vizion, me vajza e djem të mençur, entuziastë e me shumë dëshirë për të ardhmen!

Nderime pa fund për shokët e miqtë e mi të shumë brezave e shtresave e bashkëpunëtorët e kaq viteve politikë, të cilët nuk u shkëputën as një minutë e centimetër nga lufta krah meje!

Vlerësime të sinqerta e të vërteta për Kryetarin e PD, zotin Basha që me besoi kandidimin, për Gazin që drejtoi  me dinjitet fushatën e qarkut, për grupin cilësor të deputetëve që me diferencat e qëndrimeve e opinioneve kalimtare, më motivuan më shumë.

Në fund, familja ime tashmë e rritur në numër, jam vetë unë!

Megjithatë nuk mund të bërtas dot FITORE, sepse kjo e imja është thjesht një rreshtim i ri pranë të gjithëve ju!

Beteja për të çnjërrosor të keqen që ka pushtuar vendin vazhdon...

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu