Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Luçiano Boçi kundër Alibeajt: Çështja e Presidentit duhet diskutuar në Kryesinë e Grupit Parlamentar! Çdo deklaratë tjetër është e pavlerë

Shkruar nga Newsbomb
Luçiano Boçi kundër Alibeajt: Çështja e

Deputeti demokrat, Luçiano Boçi, ka dalë kundër kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, pasi ky i fundit tha se Berisha nuk ka të drejtë të flasë në emër të PD për Presidentin e ri.

Boçi thotë se PD nuk mund të komandohet me deklarata personale në emër të Grupit Parlamentar, teksa shtoi se çdo deklaratë e pa diskutuar në Kryesi është e pavlerë.

“PARTIA DEMOKRATIKE NUK MUND TË KOMANDOHET ME DEKLARATA PERSONALE NË EMËR TË QËNIT NË KRYE TË GRUPIT PARLAMENTAR

Çështja e zgjedhjes së Presidentit është një çështje thelbësore e shtetit dhe e marrëdhënieve politike midis mazhorancës e opozitës.

Rama mund ta zgjedhë e ta uzurpojë me votat e tij insititucionin e fundit të pa rënë në duart e tij, por ai s’mund të ketë mbështetjen e opozitës as dhe t’i shmanget kundërshtisë politike në opinion nga opozita, nëpërmjet gjoja “axhendave parlamentare”.

Askush nuk ka të drejtë të parapërcaktojë individualisht, pavarësisht pozicionit, mënyrat dhe rrugët e reagimit të Partisë Demokratike.

Çdo vendimarrje duhet të jetë kolegjiale.

Së pari ajo i nështrohet diskutimit në Kryesinë e Grupit parlamentar.

Çdo qëndrim apo deklaratë jashtë kësaj vemdimmarrje, është krejtësisht individuale dhe si e tillë e pa vlerë”, shkruan Luçiano Boçi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll