Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
61 %
3.1kmh
90 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Luçiano Boçi i kthehet deputetes së PS: La gojën para se të na quash ne “laca”, se ata i mbani në vendin e parë të makinës

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti demokrat Luçiano Boçi, i ka kthyer përgjigje një kolege socialiste, e cila sipas tij sot në Kuvend, i ka krahasuar opozitarët me “lacat e lagjes”. Sipas tij, këta “laca” socialistët i kanë punësuar në shtet dhe i kanë përdorur në fushatë si patornazhistë.

Pjesë nga fjala e deputetit Luçiano Boçi:

Para meje një përfaqësuese e mazhorancës i krahasoi deputetët e opozitës me lacat e lagjes. Para se ta përmendni këtë term, ju duhet të lani gojës, se ato lacat e lagjes ju i mbani në vendin e parë të makinës. Ato lacat i keni përdor në fushatë si patronazhistë. Ato lacat i keni futur në shtet, marrin paratë.

E di si e keni menaxhuar pandeminë, si një klasë kolektive. Nxënës që vijnë nga cikle të ndryshëm dhe asnjëri nuk merr vëmendjen e duhur nga mësuesi. Sepse mësuesi është si ju, i paaftë dhe i pangopur. Ju s’janë keni var asnjë njeriu. Si ai mësuesi.

E latë biznesin në mëshirë të fatit. E denigruat. I latë mjekët të përleshen me vdekjen me maska të skaduara, të pavaksinuar, dhe njerëzit i latë në duart e matrapazhëve të çdo lloj. Në duar të lloj-lloj skifteri grabitës, duke iu marrë atyre dhe qindarkën e fundit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img