Hapësire reklamuese

Aktualitet

Luca: Në lokalin tim, më të urryerit fëmijët e politikanëve që merrnin 4 shampanja

Shkruar nga Newsbomb
Luca: Në lokalin tim, më të urryerit fëmijët e

Sipërmarrësi i “Fish City”, Gjergj Luca, ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Mes dy botëve” në RTSH, ku ka folur për jetën e tij, bizneset dhe deri te raportet me politikën.

Gjatë kësaj interviste Luca tregoi se “fytyrat më të urryera” që kanë frekuentuar lokalet e tij të natës dikur, sipas biznesmenit kanë qenë fëmijët e politikanëve dhe administratës të cilët me lekët e prindërve porosisnin pije të shtrenjta.

LEXO EDHE: Bashkëbisedim artistësh dhe një pikturë, origjinaliteti i Lucës me Helidon Halitin

Sakaq, biznesmeni tha se fëmijët e tij tre muajt e verës nuk i kalojnë nëpër vendet luksoze të bregdetit shqiptar, por punojnë për të fituar vetë paratë dhe më pas me lekët që kanë mbledhur pushojnë aty ku dhe ata duan.

“Fytyrat më të urryera në lokalet e mia ishin fëmijët e politikanëve dhe administratës që kishin lekë nëpër xhepa të pa merituara dhe merrnin nga 4 Don Perignon nga 7 Dom Perignon. Këtë gjest nuk e bënin çuna që kanë rrezikuar në Londër nëpër Itali e në të gjithë botën. E tani çfarë ndodh? Dal unë në televizor me fëmijët e mi me vajzat e mia duke pastruar karkaleca. Fëmijet e mi, tre muaj, 1 muaj e gjysëm pastrojnë karkaleca, 15 ditë punojnë nëpër lokale, nëpër restorante dhe një muaj u kam thënë me lekët që fitoni shkoni nëpër kampe”, tha biznesmeni.

@rtshqiptar Gjergj Luca: Fytyrat më të urryera në lokalet e mia, fëmijët e politikaneve që merrnin nga 4 shampanja! Fëmijët e mi duke pastruar karkaleca… #rtsh #mesdyboteve #gjergjluca #helidonhaliti ♬ original sound - Radiotelevizioni Shqiptar

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese