Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
4.1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Lubonja zbulon bisedën me njeriun e anti-mafias italiane: Kriminelët nuk guxojnë si në Tiranë të…(E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

de5795d92ff4af24e88d9f391d76c30c

Analisti Fatos Lubonja ka folur për përgjimet e anti-mafias italiane, ku përmenden edhe zyrtarë shqiptarë.

I ftuar për një intervistë në News 24, Lubonja thotë se e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga kjo e keqe është angazhimi i një policie ndërkombëtare.

“Më mirë e njeh italiane mafia se si funksionon Shqipëria dhe këta nuk shqetësohen. Këtu ka një problem, duke parë se sa thellë ka shkuar kjo kapja e shtetit nga mafia.

Duke parë këto intervista e vetmja shpresë është që kur llumi të bëhet aq i madh, saqë Italia po mendon që Shqipërisë t’i ndërpresë edhe vizat. E vetmja mënyrë që të shpëtojmë nga kjo e keqe është angazhimi i një policie ndërkombëtare. Se kjo jona ha djath në mënyrë metafore.

Opozita është e dobët shumë. Pashë atë programin. Nuk e di sa e fuqishme është përpara kësaj. Në çdo shtet ka mafie, po në Shqipëri mafia ka shtetin e vet”,- tha Lubonja.

Sipas Lubonjës, fajin e ka sistemi që nuk kontrollon mafien në Shqipëri. Ai ka zbuluar edhe një bisedë me një njeri të anti-mafias shqiptare, i cili i ka thënë se nuk ndodh në asnjë vend që mafiozët të lëvizin me makina të shtrenjta nëpër qytet.  

“Bisedat e tyre, planet e tyre dhe kontaktet e tyre dhe analizën që i bëjnë situatës në Shqipëri dhe mundësisë që kanë për t’u futur është si Kalabria e viteve 60. Është sistemi.

Ata kanë gjetur dhe personin e kontaktit. Nuk është gjë e vogël që ky Niku ka marrë 170 tendera pa konkurrim. Kjo është e mjaftueshme që të hapësh një proces për prishjen e rregullave të konkurrencës. Nuk kemi nevojë që të na thonë ata se si funksionon Shqipëria, ne e dimë më mirë. Hetimi duhet të kishte nisur. Në botë kudo ka kontroll. Në një bidesë me një njeri të anti-mafias italiane. Më tha që në Rumani ka shumë, por që të dalin mafiozët me këto makina të “Rage Rover” në mes të Tiranës, në mes të bllokut, fshihen. Nuk guxojnë asnjëherë.

Këtu bëjnë gradaçela dhe nuk e kanë problem, se kështu është shteti”,- u shpreh Lubonja.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img