Tirana
few clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
41 %
3.1kmh
20 %
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
23 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

LUBONJA sulmon RAMËN dhe ambasadorët e huaj: Paratë e ‘Anti-Informalitetit’ do t’i ndajë më oligarkët, Hahni dhe të tjerët kanë ngrënë e kanë pirë me 200 milionë dollarët e reformës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Analisti i njohur Fatos Lubonja nuk shfaqi optimizëm për aksionin e luftës së informalitetit në mbarë vendin. I ftuar në ‘’Neës 24’’, ai u shpreh se këto para të mbledhura nga gjobitja e bizneseve do të përdoren nga kryeministri për t’ua shpërndarë oligarkëve dhe figurave kriminale.

Për sa i përket ngritjes së Gjykatës Kushtetuese, Lubonja e quajti iluzion vendosjen e drejtësië më palët. Ai akuzoi dhe ambasadorët e BE-së se kanë shpërdoruar 200 milionë $, të cilat do të vendoseshin në shërbim të realizimit të Reformës në Drejtësi.

‘’Këto para që na mbledh ne si i përdor, me çfarë transparence?! Na pyet ne apo jo?! Këto janë pyetje të hapura. Brenda ka propagandë. Rezultati shihet në fund. A ja ka vlejtur ky aksion apo aksione? Lufta kundër kriminalitetit, ka tendencë për të bashkëpunuar me kriminëlët. Rama është i njohur për bashkëpunim me kriminelët, ua thoshte dhe ambasadorëve që këta i sillnin vota. I vendos dhe kryetarë bashkie pastaj. Nuk ka ndërgjegje për të luftuar. Ka një bandë kriminale që ka kapur pushtetin. Këto para po meren për t’u abuzuar. Këto aksione nuk më bindin aspak. Ka njerëz mendjeshkurtër që nuk shkojnë larg që thonë: Shumë mirë që i paguajnë të gjithë dritat. Por problemi është si na vijnë dritat?! Si po na kthehen pas paratë?! Dikur kam thënë që do të ishte mirë shqiptarët ta shihnin mirë Edi Ramën në 2013 si kryeministër për ta kuptuar se duhej të krijonin një forcë të re. Por, më ka habitur që Rama dhe Meta për 4 vjet krijuan atë strukturë politike që e çuan më tej degradimin e vendit, sepse të gjithë, edhe krimi është me Edi Ramën. Rama ka si synim të konsolidojë pushtetin e një partie e të minojë të tjerët”, u shpreh Lubonja.

Në vijim të mendimit të tij për reformimin e drejtësisë në Shqipëri, Lubonja mori si shembull Maqedoninë, ku u investua shumë për ngritjen e Prokurorie Speciale dhe ende sistemi juridik kontrollohet nga partitë, e cila përkon me drejtësinë tonë.

”As Gjykata Kushtetuese nuk do të sjellë ndryshim. Njerëzit janë trembur. Nuk do të kemi drejtësi mbi palët. Është drejtësi mbi njerëzit e thjeshtë, por jo mbi krimin. Amerikanët kanë bërë shumë gabime. Matet nga rezultati. Shihni Maqedoninë, që u investua aq shumë. Edhe atje drejtësia e kontrollojnë partitë e fuqishme politike.Hahni me shokë thonë ‘Reforma është arritje historike’. Thonë janë harxhuar 200 milionë dollrarë, kanë ngrënë e kanë pirë’’, përfundoi analisti i njohur Fatos Lubonja.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img