Hapësire reklamuese

Aktualitet

Lubonja për sulmin e Frangajt: S’e ka me Agon-in për rrogat tona, por do ta nxjerrë jashtë loje

Shkruar nga Newsbomb

Sulmit të Aleksandër Frangajt, Fatos Lubonja i është përgjigjur flakë-për flakë, duke thënë se Frangaj nuk sulmon Agon Channel për pagat më të larta të gazetarëve, por për ta nxjerrë jashtë loje. Sipas analistit Lubonja, që deri pak muajsh ulej në studiot e ‘’Opinion’’, por më pas nisi një emision të tij ‘’Këndi i Lubonjës’’ në Agon Channel, TV Klan dhe Top Channel janë me qeverinë dhe po luftojnë të monopolizojnë tregun mediatik.

“Teza nuk qëndron, këtu bëhet fjalë për monopolizim të tregut mediatik. Dëmi që i kanë bërë këta është shumë i madh. Nuk sulmohet Agoni se na dha ca rroga më të larta ne, po sulmohet Agoni për ta nxjerrë jashtë loje, në emër të monopolizimin që lidhet me pushtetin. Dy media kombëtare, po i pate në sundim ke kontroll opinionin publik dhe pushtetin. Deri dje ka qenë Klani këtej, Topi andej, tani jemi në një situatë ku Klani është me qeverinë, edhe Topi. Kjo s’ka të bëjë me delirin e Edi Ramës,por me pushtetin ekonomik, kjo lidhet me privatizimet, i ke parë pallatet që kanë pronarë mediash, ky është deformimi që u është bërë gazetarëve”, ka thënë Lubonja.

Menjëherë pas tij ka ndërhyrë Andi Bejtja, edhe ai ka punuar dikur në Klan. “Ta thotë qartë që ta dëgjojnë të gjithë. Lubonja nuk ka ikur për lekë, ka ik pa negocim fare,ka ikur se donte të ishte i lirshëm në lirinë e vet”, tha Bejtja.

Por Lubonja ka shtuar sërish se e kanë manipuluar shifrën që paguhet, pasi te Agon-i punon më shumë dhe domosdo që do paguhet më shumë.

“Që të jemi të qartë se e kanë manipuluar shifrën. Kam qenë dhe mbetem kundër këtij sistemi PD-PS ku edhe gazetarët janë rreshtuar në një llogore, o me PD, o me PS. Unë kam thënë jam i lodhur nga kjo situatë. Jam ndjerë pa ‘’karrige’’ të pushtetit të katërt. Këtu kam kënd timin, jam më i qetë, punoj çik më shumë, marr çik më shumë dhe publikut i jap më shumë informacion”, ka përfunduar Lubonja.

Dje nga studio e ‘’Opinion’’, Frangaj sulmoi Francesco Becchettin, duke thënë se i ka marrë Fatos Lubonjën, madje se ka dashur t’I marrë edhe Ardit Gjebrenë.

 “I ofroi 500 mijë euro për të lënë Klanin për të shkuar te Agon Channel, moderatorit te E diela shqiptare, Ardit Gjebreja”, ka thënë Frangaj. Po ashtu pronari I TV Klan vuri në dukje se ofertat e tij jane shume te larta per te gjithe. Madje Frangaj permendi edhe pastruesen, e cila sipas pronarit te TV Klan, te ky televizion merr 300 mije leke te vjetra, e oferta nga Agon i vjen psh edhe deri 900 mije.

 

Lexo edhe:

FRANGAJ SULMON BECCHETTIN: I AFROI ARDIT GJEBRESE 500 MIJE EURO, ME MORI LUBONJEN

BECCHETTI ''TOP TEMA'' E MEDIES SHQIPTARE, I MERR AUDIENCEN LULZIM BASHES

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.