Hapësire reklamuese

OpEd

Luani, pantera, tigri me dhëmbë dhe tigri pa dhëmbë!

Shkruar nga Newsbomb
Luani, pantera, tigri me dhëmbë dhe tigri pa dhëmbë!

Nga Edi Oga, ekskluzivisht për Newsbomb.al.

Asnjëherë muaji Korrik nuk ka qenë kaq i pasur me ngjarje politike!

Në këtë korrik u hapën (më në fund) negociatat me Bashkimin Evropian.

Në këtë korrik, një president “i çmendur” u zëvendësua me një president “normal”!

Këtë muaj, lideri historik Sali Berisha mori një tjetër goditje domethënëse që përcaktoi përfundimisht fatin e tij politik; ai nuk do të jetë kurrë më kryeministër i shqiptarëve!

Në këtë korrik, ish-presidenti rikthehet në krye të forcës së tij poltike dhe fillon betejën “e jetës” në opozitë, e cila do ta fuqizojë sërish ose do ta groposë definitivisht!

Ky korrik po mbyllet i hidhur për zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj, i njohur si “tigri”. Ai u përgëzua dhe u falenderua për punën e tij me arritje spektakolare dhe u dërgua në shtëpi. Nëse gjërat shkojnë keq për të dhe mirë për shqiptarët, në muajt në vijim, ai mund të jetë “bukë për dhëmbët” e SPAK-ut, si edhe konkurenti i tij në rrugën drejt miliardave, Ilir Beqja. Edhe këtij të fundit SPAK-u ia prishi pushimet e korrikut!

I mërzitur duhet të jetë këtë fund muaji edhe Zef Mazi, një personazh jo fort i njohur publikisht, por me një pozicion tepër të rëndëishëm ndërkombtarisht, atë të kryenegociatorit për anëtarësimin në Bashkimin Evropian!

E lumtur duket shoqja Belinda Balluku, ylli në ngjitje i partisë socialiste, me shumë gjasa pasuesja e Ramës në këtë forcë politike! Meqë jemi tek krahasimet ekzotike, pantera “kafshoi” tigrin me dhëmbë dhe zuri vendin që i takon më pranë luanit. I paralajmëruar është edhe “tigri pa dhëmbë”!

Edi Rama me sa duket e ka një plan!

Unë kam qenë prej kohësh i bindur që Shqipëria është krejtësisht e varur prej vullnetit të një njeriu të vetëm; ai ka akumuluar kaq shumë pushtet, sa po të dojë e po të dijë e shpëton Shqipërinë, në të kundërt, shumë shpejt do takojmë fundin e greminës!

Çfarëdo që të ketë në kokë Edi Rama, nëse nuk e nis me atë që të gjithë shqiptarët presin, me heqjen e mbrojtjes politike dhe lehtësimin e punës së drejtësisë kundrejt mega-aferave korruptive, gjasat që ky vend të bëhet, i afrohen zeros!

Korriku ka edhe një javë. Mbase do shohim të tjera nga ato që nuk kemi parë akoma!

Sidoqoftë, shëndeti mbi të gjitha. Të mundohemi të shmangim sa të mundim goditjet e “Diellit të Qiellit” mbi kokë. Për goditjet e tjera mbi kokat tona, mendon “Dielli i Tokës”!

Sondazh

Poll