Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
52 %
3.6kmh
75 %
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
26 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Luan Rama publikon numrin e telefonit dhe denoncon kandidatët e PS-së: Rilindja u ofron favore qyetarëve që t’u zerohen detyrimet në shtet, i telefonojnë dhe i pyesin për kë do të votojnë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kandidati i LSI-së për deputet në qarkun e Vlorës, Luan Rama, ka denoncuar sot kandidatët e Partisë Socialiste, pasi sipas tij po u ofrojnë favore qytetarëve në këmbim të votës më 25 prill.

Në një deklaratë për mediet, Rama thotë se nga zyrat e Rilindjes, qytetarët po i telefonojnë për t’u paraqitur pranë zyrave të kandidatëve që t’u hiqen detyrimet që ata kanë në shtet. Sipas Luan Ramës, po ofrohen favore edhe për bërjen e vaksinës apo marrjen e certifikatave të pronësisë.

 “Dua të bëj dhe një denoncim. Numra telefonësh nga zyrat politike të Rilindjes, marrin dhe kontaktojnë, telefonojnë qytetarë, punonjës të administratës, publike ose jo. Biznesmenë apo qytetarë të tjerë në punën e tyre. Dhe ju kërkojnë informacion se për kë do të votojnë. Dhe ndërkaq pastaj i ftojnë përmes këtyre numrave telefonik dhe njëri nga numrat është ky numër nga shtabet politike të Rilindjes 069624363, nga i cili janë kontaktuar dhe veprimtarë edhe votues edhe të zgjedhur në forumet drejtuese të LSI. Dhe ju kërkohet nëse kanë ndonjë detyrim në shtet për të paguar që të shkojnë të zyra e kandidatit për deputet të Rilindjes që t’i zeroni t’ua u falin.

Keni nevojë për ndonjë certifikatë pronësie që të shkoni te zyra e kandidatit për deputet të Rilindjes dhe ta merrni. E keni bërë vaksinën që të shkoni pranë qendrës së vaksinimit dhe të kryeni vaksinën.

Këto lloj telefonatash janë shprehje e qartë e veprimit në kundërshtim me ligjin dhe e përpjekjes së dëshpëruar të Rilindjes për të bërë çfarë kanë në dorë edhe këto pak ditë që kanë mbetur, me dëshirën se mund të shpëtojnë nga humbja e tyre. Asnjë makinacion, asnjë presion, asnjë shantazh, asnjë lajm i fabrikuar, i trafikuar përmes kanalesh kriminale, për gjoja largim të njërit apo afrim të tjetrit, nuk do të mund dot të ndalë fitoren e LSI. Unë jam këtu i vendosur në krye të detyrës, në përmbushje të përgjegjësive të mia, në luftë me të keqen në pushtet, që e ka emrin Rilindje”, u shpreh Luan Rama.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img