Tirana
scattered clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
77 %
1kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
30 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Luan Rama nuk pranon Blendi Gonxhen si kundërshtar në debat, Fevziu merr vendimin drastik: Nga sot nuk do të pranoj më në studio përfaqësuesit që më dërgojnë partitë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

645a25a4ca6940bf0e169b0427fe7494

Drejtuesi i emisionit “Opinion” Blendi Fevziu ditën e sotme vendimin për të mos pranuar më në emision përfaqësuesit që i dërgojnë partitë politike.

Ky vendim ka ardhur pasi nënkryetari i LSI-së Luan Rama ka pretenduar se drejtori i DPSHTRR Blendi Gonxhes nuk i lejohet me ligj që të jetë në debat me të në studio televizive.

Fevziu ka kërkuar që stafi i tij të telefononte kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashi në mënyrë që t’i jepte një zgjidhje kësaj ngatërrese.

Luan Rama: Ka një ligj që ndalon përfaqësuesit kur janë të pranishëm subjekte politike. Nuk e kam me Gonxhen, se do zgjidhja atë para të tjerëve.

Blendi Fevziu: Ti me Gonxhen e ke…

Luan Rama: Jo, po e more ashtu unë e ndërpres. Ligji ndalon dhe thotë se nuk mund të përdoren burime të orgnave apo enteve publike.

Blendi Fevziu: Po nuk jemi në fushatë.

Luan Rama: Jo, jo është katër muaj para. Është drejtor i një drejtorie të rëndësishme, është në kundërshtim me ligjin. Pjesëmarrja e tij nuk është etike. Mazniku është në funksion politik. Gonxhe nuk mund të jetë përfaqësues i PS

Blendi Fevziu: Po nuk e kam ftuar si përfaqësues të PS

Luan Rama: Nuk mund të jetë para meje dhe zoti Marku

Blendi Fevziu: Po as Markun nuk e kam ftuar si deputet, statusin ia adoptoj unë. Ai mund të flasë në emër të PD po të dojë. Ty të kam ftuar në nivel politik. Do ta lëmë? E mbyllim po deshe?

Luan Rama: Unë dua të jem korrekt me ligjin. Dua të bëj debat.

Blendi Gonxhe: Unë jam në funksion politik se zgjidhem direkt nga kryeministri. Nuk jam përfaqësues i PS

Blendi Fevziu: A do ta mbyll? E mbyllim po deshët se kam gati emision tjetër?

Luan Rama: Dua unë të jem korrekt me ligjin.

Blendi Fevziu: Do ta lëmë?

Luan Rama: Jo nuk do ta lëmë, unë dua të bëjmë debat.

Blendi Fevziu: Po si do ta bëjmë debatin, 3 me 1?

Blendi Gonxhja: Unë jam përfaqësues politik, sepse emërohem direkt nga Kryeministri. Në një farë më mënyre nuk jam përfaqësues i PS.

Blendi Fevziu: Që ta dish luan edhe ty personalisht të kam kërkuar unë, Jo si përfaqësues i LSI por si një njeri që debaton. Që ta dish që sot përfaqësuesit e partive që vijnë me leje partie dhe ulen në karrige kur unë nuk di se kush janë unë nuk i pranoj më. Që ta dish. Unë po marr njerëz që  kanë bindjet politike, por nuk marrë përfaqësues partie. Përfaqësues partie, që të merr partia e të dërgon derr në thes unë nuk marrë më. Ju rrini të qetë. Nga sot e deri në 25 Prill nuk do shihni më tek unë. Do ta mbyll debatin, s’ka problem.

Luan Rama: Mos ma keqkuptoni objeksionin tim.

Blendi Fevziu: Gonxhe do të largohesh? I jap Maznikut gjithë kohën

Blendi Gonxhja: Nuk gjej dot një zëvendësues për ju, pa…

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img