Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Luan Rama: Ambasadori i OSBE-së, ushtar i Gramoz Ruçit

Lajme të ngjashëm

Deputeti i LSI-së, Luan Rama, sulmon ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri duke e quajtur si ushtar të Gramoz Ruçit.

Ai thotë se mbledhja e parë e Komisionit për Reformën Zgjedhore është një hap pozitiv, ndërsa shton se Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë zgjedhje të lira e të ndershme.

Në postimin e tij në rrjetin social “Facebook”, Luan Rama sulmon dhe ambasadorin e OSBE në Shqipëri, pasi e quan ushtar të Ruçit.

“Shqipëria meriton zgjedhje sipas standardeve të OSBE/OHDIR-it, pavarësisht se në mbledhjen e parë ambasadori i OSBE-së u shfaq si ushtar i Gramozit!”, shkuan ndër të tjera deputeti i LSI-së.

Postimi i Plotë:

Sot u mblodh për herë të parë komisioni parlamentar për reformën zgjedhore!

Le të shpresojmë që më në fund do të realizohet një reformë reale, që zgjedhjet të garantojnë integritetin dhe barazinë e votës dhe që banditët të mos jenë më as pjesë, as prapavijë dhe as pararojë e politikës!

Shqipëria meriton zgjedhje sipas standardeve të OSBE/ODHIR-it, pavarësisht se në mbledhjen e parë, ambasadori i OSBE-së u shfaq si ushtar i Gramozit! Për ta harruar atë skenë groteske, po rilexoj këtë fundjavë “Ushtarin e mirë Zhvejk”.


Më shumë