
Drejtuesi politik i PD në Fier, Luan Baçi ka bërë një denoncim duke thënë se një punonjës i Bashkisë së Patosit është dhunuar se nuk ka pranuar që të plotësojë një formuar për votues.
I dhunuar ka mbetur punonjësi i Bashkisë së Patosit, Bato Dalipaj. Ai vetë është shprehur se persona të qeverisë i kishin kërkuar që në një formular të shkruante emrat e familjarëve, por që nuk ka pranuar. Sipas tij, pasi ka refuzuar Petrit Pëllumbi e ka gjuajtur dhe shtrirë në tokë.
Ndërsa Baçi tha se Kryeministri duhet të heqë dorë nga shantazhet dhe presionet.
“Ishte një formual me votime, ku më këkruan që të shkruaja emrat e familjes po që nuk pranova. Më thanë të shkuaj 10 emra që ishin të sigurt që do votonin pasi refuzova dhe nisa të largohesha Petrit Pëllumbi më gjuajti dhe më shtriu përtokë”, tha i dhunuari Dalipaj.
Ndërsa Baci ndër të tjera tha “Me plotë respekt për media nuk ka asgjë politike. Puna e parë i thash shko në spital. Duhet ti drejtpohesh policisë dhe shtetit që mos të heqin na puna. Problematika të tilla krijojnë precedente që pasojnë dhe me vrasje, sic ka ndodhur dhe më herët.
Kryeministri duhet të heqë dorë nga presionet dhe shantazhi, duhet s’del vete kryeministri po dalin të vegjlit e kryeministrit. Jemi në mes të fushatës dhe situata do agravojnë. Edi Rama e di që do të humbë se nuk ia voton njeri kandidatët problematikë dhe do që t’i marrë bashkitë me dhunë. I bëj thirrje OSBE/ ODIHR që të jetë në terren për të vëzhguar situatën”, tha Baci ndër të tjera.