Tirana
overcast clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
0.5kmh
90 %
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

Luajti futboll me shokët te Pylli i Sodës, pezullohet SHEFI i Qarkullimit Rrugor në Vlorë dhe polici që nuk raportoi, gjobiten dhe karantinohen 9 të tjerë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

16ccac8913851cf4b5d0f268ebd32dc1

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka gjobitur dhe ka detyruar të karantinohen 10 qytetarë në Vlorë, pasi po luanin futboll në Pyllin e Sodës.

Sipas njoftimit të policisë, njëri prej personave që po luanin ishte edhe Shefi i Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, Komisar R. P, i cili është pezulluar nga detyra.

Bëhet me dije segjithashtu nisi hetimi disiplinor për shkelje të rëndë, si dhe u bë pezullimi nga detyra i punonjësit të Policisë G. F., për mospërmbushje apo dështim në përmbushjen e detyrave ose përgjegjësive të caktuara, pasi konstatoi personat dhe nuk mori masë administrative ndaj këtyre shtetasve.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit

Thyen orarin e karantinēs duke luajtur futboll në një fushë futbolli në pyllin e Sodës, Vlorë, ndëshkohen me masë administrative 10 persona.

Karantinohen për 14 ditë, të 10 personat që u kapën duke luajtur futboll, të cilët do të mbahen nën mbikëqyrje nga ana e Policisë.

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit pezullohet nga detyra Shefi i Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, Komisar R. P., njëri nga pjesëmarrësit që luante futboll.

Gjithashtu, nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit nisi hetimi disiplinor për shkelje të rëndë, si dhe u bë pezullimi nga detyra i punonjësit të Policisë G. F., për mospërmbushje apo dështim në përmbushjen e detyrave ose përgjegjësive të caktuara, pasi konstatoi personat dhe nuk mori masë administrative ndaj këtyre shtetasve.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe apelon edhe njëherë për qëndrim në banesë dhe respektim të masave kufizuese, duke bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Durim, bashkë do ia dalim!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img