Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
4.1kmh
20 %
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
32 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

LSI, Vasili: Politika në Kosovë të rivendosë dialogun politik, i vetmi mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8c2bf61514fc44198a4c0726632d7a2f

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar lidhur me situatën e rënduar politike në të cilën ndodhet Kosova, duke bërë thirrje për dialog mes palëve.

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili është shprehur se dialogu politik është i vetmi mjet që mund të zgjidh mosmarrëveshjet aktuale duke respektuar ligjin dhe institucionet e vendit.

“Përshkallëzimi i konfliktit politik në Kosovë nuk i shërben zgjidhjes së problemeve dhe përparimit demokratik të vendit. Qeveria dhe opozita duhet të braktisin çdo formë përjashtuese apo bllokuese të të bërit politikë dhe të rivendosin dialogun politik si të vetmin mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve aktuale duke respektuar gjithmonë ligjin, institucionet dhe kuadrin kushtetues”, ka thënë Vasili.

Lexo edhe: “Kohës i rendojnë më shumë politikanët e burgosur se sa politikanët radikalë”, Majko komenton zhvillimet në Prishtinë

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img